Teste teorike online për marrjen e lejës së drejtimit të mjetit për kategorinë A dhe B.

Shqipëri - Test 1

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Kryqëzimi në disnivel

a) sipas rregullit, është i rregulluar me semaforë
b) është një kryqëzim i cili nuk ka kufizime të shpejtësisë së lëvizjes
c) mundëson lidhjen e rrugëve të vendosura në nivele të ndryshme

2. Sinjali Nr.59

a) detyron përdorimin e sinjalizimit zanor sa herë që rrethanat e lejojnë
b) mund të mos respektohet nga autoambulancat gjatë shërbimit në rastet e rrezikut
c) tregon fillimin e një zone ku është e ndaluar të përdorësh sinjalizimin zanor të mjetit

3. Pozicioni i punonjësit të policisë rrugore, me krahë të hapura të shtrira sipas drejtimit tonë të lëvizjes, si në figurën 384 tregon se;

a) mund të kthehemi djathtas, duke i dhënë paraprakisht përparësi këmbësorëve që kalojnë karrexhatën në të cilën futemi me mjet
b) duhet të ndalojmë mbi vendkalimin e këmbësorëve
c) është i lejuar kalimi në kryqëzim

4. Sinjali nr.189

a) tregon detyrim të vendosjes se zinxhirëve në gomë ose të vendosjes së gomave të borës për lëvizje
b) tregon rrugën e hapur për kalimin e të gjitha mjeteve të papajisura me zinxhirë
c) tregon praninë e impianteve funksionale të hapura për ski

5. Sinjali nr. 273

a) tregon një zonë të pajisur me impiante shkarkimi
b) tregon një zonë me impiant higjeno-sanitare për shkarkimin e ujërave të zeza
c) paralajmëron një kanal të rrezikshëm për autokampet në kalim

6. Në kryqëzimin e paraqitur në fig.648

a) mjeti G duhet të presë kalimin e mjetit T
b) mjeti G mund të kalojë i pari
c) mjeti B duhet t?i japë përparësi gjitha mjeteve të tjera

7. Bën pjesë në sistemet e pajimit të makinave bujqësore vetlëvizese

a) sistemi i drejtimit
b) sistemi i shurjes së zhurmave të motorit
c) të njëjta për të gjitha makinat bujqësore

8. Distanca e sigurisë

a) ka lidhje edhe me shpejtësinë e lëvizjes së mjetit që kemi para
b) është në varësi të madhësisë së cilindratës së motorit të mjetit
c) është në varësi të gjatësisë së mjetit përpara

9. Një vend parkim i autorizuar

a) kërkon që të vendosim mjetin në pushim pa krijuar pengesë për mjetet e tjera
b) përmban detyrimin, që kur dalim nga parkimi, t?i japim përparësi mjeteve që janë në qarkullim
c) është i kufizuar me vijë jeshile kur lejohet parkimi ditën dhe natën pa pagesë

10. Për të shmangur aksidentet rrugore, drejtuesi i mjetit duhet të kontrollojë

a) trashësinë e shtresës ballore të gomës
b) funksionimin e mirë të sistemit të drejtimit të mjetit
c) shpesh presionin e fryrjes së gomës rezerve

11. Në prani të vendkalimit të këmbësorëve, drejtuesi i mjetit, duhet të

a) kalojë më përpara këmbësorëve, sepse ai ka përparësinë e lëvizjes
b) bëjë shumë kujdes kur në to, qarkullojnë fëmijë
c) ndalojë përpara tyre, për t?u dhënë përparësi këmbësorëve

12. Nëse drejtuesi i mjetit kurohet me barna mjekësore me veprim qetësues

a) mund të drejtojë atë përderisa përdorimi i tyre nuk ndikon në gjendjen fizike e psikike të tij
b) ndalohet të drejtoje atë në çdo rast
c) mund të drejtojë atë derisa gjendja patologjike nuk ndikon në aftësitë për drejtimin e tij

13. Nëse timoni i mjetit dridhet shumë, shkak mund të jetë

a) kutia e shpejtësisë dhe leva e ndërrimit të marsheve
b) përdorimi i rrotave të pasme me përmasa të ndryshme nga rrotat e para
c) ç?ekuilibrimi i rrotave drejtuese
d) konsumimi i pjesëve të sistemit të drejtimit