Shqipëri - Test 14

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sinjalistika horizontale e paraqitur në fig. 549

a) ndalon parakalimin e mjeteve
b) ndalon kryerjen e manovrës së ndryshimit të sensit të lëvizjes
c) lejon pushimin me pagesë

2. Sinjali Nr.15

a) tregon një rrugë për këmbësorët
b) si rregull në rrugë interurbane, vendoset 150 m përpara vendkalimit të këmbësorëve
c) paralajmëron një vendkalim për këmbësorë,i dalluar me sinjale horizontale

3. Pozicioni i punonjësit të policisë rrugore, me krahë të hapura të shtrira sipas drejtimit tonë të lëvizjes, si në figurën 384 tregon se;

a) duhet të ndalojmë përpara vijës tërthore të ndalimit
b) mund të kthehemi djathtas, duke i dhënë paraprakisht përparësi këmbësorëve që kalojnë karrexhatën në të cilën futemi me mjet
c) është i lejuar kalimi në kryqëzim

4. Sinjali nr. 202

a) tregon një rrugë rrethi
b) është sinjal i identifikimit të rrugës
c) është sinjal i identifikimit të rrugës interurbane të rrethit

5. Sinjali nr. 264

a) u tregon përdoruesve të rrugës se në afërsi ndodhet një restorant
b) nëse është me fushë jeshile, vendoset përgjatë autostradave
c) detyron drejtuesit e mjeteve të parkojnë mjetin dhe të ushqehen në restorant

6. Në kryqëzimin e paraqitur në fig.659

a) mjeti R duhet të kalojë i fundit
b) mjetet kalojnë sipas rradhës: R,A,C
c) mjeti C dhe R kalojnë njëkohësisht, pasi lëvizin paralelisht

7. Traktorët bujqësorë për të qarkulluar në rrugë me mekanizma të mbartur nuk lejohet të kenë

a) dalje anësore nga plani gjatësor vertikal i mesit të traktorit më të madhe se 1.6 meter
b) dalje anësore nga plani gjatësor vertikal i mesit të traktorit më të madhe se 2 meter
c) dalje të perparme të kompleksit bujqësor më të madhe se 30% e gjatësisë së traktorit pa kundrapesha

8. Përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe, kufiri maksimal i shpejtësisë është

a) 30 km/orë për autokarrot në qendrat e banuara
b) 20 km/orë për makinat teknologjike,brenda qendrave të banuara, kur kanë rrota pneumatike
c) 25 km/orë për makinat bujqesore, brenda qendrave të banuara, kur kanë rrota pneumatike

9. Është i ndaluar parakalimi

a) në orët e vona të natës
b) në rrugët me karrexhata të ndara
c) kur mjeti që po vjen pas nesh e ka filluar këtë manovër para nesh

10. Shkaqe për aksidenteve, që lidhen me strukturën e rrugës, mund të jenë

a) rregullimi me impiante semaforike i kryqëzimeve
b) mungesa e sinjalistikës horizontale
c) rruga e ndarë në karrexhata

11. Përjashtohen nga detyrimi për të vënë rripat e sigurimit

a) personat me gjatësi trupore më të madhe se 190 cm që vërtetohet me dokument njohje
b) instruktorët e praktikës në autoshkolla gjatë zhvillimit të mësimit praktik
c) gratë shtatëzëna, të pajisura me çertifikatë mjekësore të kushteve të veçanta të rrezikut, t? konfirmuar nga gjinokologu

12. Përdorimi i barnave qetësues nga drejtuesi i mjetit mund ti shkaktojë atij

a) ulje të reflekseve
b) vetëm zhdukjen e ndjesisë së të përzierit
c) zgjatje të kohës së reagimit

13. Për të ulur konsumin e karburantit

a) është mirë të evitohen rrugët e sheshta dhe fushore
b) duhet ruajtur shpejtësi e lartë gjatë lëvizjes
c) është mirë të ulet numri dhe shpeshtësia e shtypjeve të pedalit të gazit
d) duhet lëvizur me një numër sa më të lartë të xhirove të motorit