Shqipëri - Test 15

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sinjalistika horizontale e paraqitur në fig. 533

a) tregon një zonë të rezervuar për qëndrimin e këmbësorëve
b) shërben për orientimin e rrymave të trafikut
c) është e ndërtuar jashtë sipërfaqes së rrugës

2. Sinjali Nr. 77

a) është i vlefshëm vetëm për mjetet e transportit të mallrave
b) detyron mjetet të ruajnë një distancë sigurie mbi 10 metra
c) lejon qarkullimin e mjeteve me gjatësi të barabartë me 10 metra

3. Sinjalet e ndriçuar të fig.161

a) tregojnë shpejtësitë e këshilluara edhe me semafor të fikur
b) këshillojnë shpejtësinë që duhet ruajtur për të gjetur rrugën e lirë në semaforët e ardhshëm
c) tregojnë shpejtësinë e këshilluar për të arritur dritën jeshile të ndezur në semaforët e kryqëzimeve të ardhshme

4. Sinjali Nr. 248

a) tregon se mund të kemi ngadalësim të lëvizjes së mjeteve për shkak të ngushtimit të karrexhatës
b) tregon zvogëlim të numrit të korsive nga 3(tre) në 2(dy)
c) vendoset në rrugë me karrexhata të ndara, me tre korsi për çdo sens lëvizje

5. Sinjali nr. 263

a) sinjalizon se në afërsi ndodhet një qendër për dhënien e ndihmës së parë
b) nëse është me fushë jeshile, vendoset përgjatë autostradave
c) është sinjal vendtregues për shërbime

6. Sipas sinjalistikës horizontale të paraqitur në fig. 597

a) në këtë kryqëzim nuk zbatohet rregulli i dhënies së përparesisë nga e djathta
b) mjeti G ka të drejtë të kthehet djathtas
c) mjeti H ka përparësi nëse lëviz drejt

7. Bën pjesë në sistemet e pajimit të mjeteve rrugore me motor

a) sistemi i shikimit prapa
b) edhe sistemi i lëvizjes mbrapa për të gjitha rastet
c) edhe kutia e ndihmës së shpejtë në të gjitha rastet

8. Përpara një kalimi në nivel, drejtuesi i mjetit duhet të ndalojë

a) kur gjysëmbarrierat sapo kanë filluar të happen
b) në të gjitha rastet, pamvarësisht nëse ka ose jo barriera
c) kur sinjalizimet ndriçuese ose zanore nuk janë duke funksionuar

9. Distanca e nevojshme për manovrën e parakalimit

a) zgjatet nëse diferenca e shpejtesive midis mjetit që kryen manovrën e parakalimit dhe atij që parakalohet, është shumë e vogël
b) nuk varet nga gjatësia e mjeteve që marrin pjesë në manovër
c) zgjatet sa më i gjatë të jetë mjeti që parakalohet

10. Drejtuesi i mjetit duhet

a) kur kthehet djathtas, të pozicionohet përgjatë anës së djathtë të rrugës
b) të drejtojë mjetin gjithmonë në mes të rrugës dhe mbi vijat ndarëse të korsive
c) si rregull, në kryqëzime të respektojë sinjalet e përparsisë

11. Në prani të vendkalimit të këmbësorëve, drejtuesi i mjetit, duhet të

a) njoftojë me anë të borisë kalimin e tij
b) presë derisa këmbësorët të kalojnë karaxhatën
c) ndalojë përpara tyre, për t?u dhënë përparësi këmbësorëve

12. Sigurimi i detyruar i mjeteve rrugore për përgjegjësinë civile ndaj të tretve

a) detyron kompanitë siguruese të mjetit, drejtuesi i të cilit është fajtor në aksident rrugor, të dëmshpërblejë të tretët që janë dëmtuar
b) e shkarkon pronarin e mjetit nga përgjegjsia civile
c) Përjashton nga detyrimi i dëmshpërblimit infrastrukturën rrugore kur e dëmton atë

13. Me frena të çekuilibruara gjatë frenimit mund të ndodhë

a) që të rrezikohet qëndrueshmëria dhe ruajtja e pozicionit të mjetit në rrugë
b) zhvendosja e ngarkesës prapa dhe jo përpara, si zakonisht
c) konsum uniform i gomave në pjesën ballore
d) çregjistrimi i frenave të dorës