Shqipëri - Test 16

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sinjalistika horizontale e paraqitur në fig. 548

a) ndalon ndryshimin e sensit të lëvizjes
b) tregon se ka dy karrexhata me dy korsi me një sens
c) lejon kthimin djathtas në të dy kryqëzimet

2. Sinjali Nr. 33

a) tregon se, për të shmangur rrezikun, duhet t?i biem borive fort
b) paralajmëron një pjesë rruge në të cilën mund të hasim gurë të mëdhenj mbi karrexhatë
c) paraqet rrezikun e rënies së gurëve nga një shkëmb në anën e djathtë të rrugës

3. Sinjali nr.154

a) vendoset në praninë e një kryqëzimi
b) rregullon kalimin mbi shinat e trenit
c) rregullon kalimin e mjeteve në një kryqëzim

4. Sinjali nr.171

a) është një sinjal parazgjedhjeje mbi rrugën interurbane që ka dy korsi për sens
b) është sinjal parazgjedhës për rrugët urbane
c) i tregon drejtuesit të mjetit se për të shkuar në Shkodër, duhet të pozicionohet në korsinë e djathtë

5. Sinjali nr. 274

a) tregon të dhënat e nevojshme për postën e policisë rrugore më të afërt
b) tregon rrugë të bllokuar për shkak të një aksidenti rrugor
c) tregon vendin dhe numrin e telefonit të komandës ushtarake më të afërt

6. Në kryqëzimin e paraqitur në fig. 616

a) gjithë drejtuesit e mjeteve kanë detyrë të tregojnë kujdes për të shmangur aksidentet
b) mjetet nuk duhet të ulin shpejtësinë dhe kalon i pari ai që ka drejtues mjeti më të ri
c) mjetet kalojnë kryqëzimin sipas rradhës: S, B, T

7. Bën pjesë në sistemet e pajimit të makinave bujqësore vetlëvizese

a) sistemi i frenimit
b) pajime që montohen dhe përdoren sipas rastit
c) sistemi i shurjes së zhurmave të motorit

8. Para se të zbresim nga mjeti, duhet

a) të lëmë levën e marshit në pozicionin neutral
b) të aktivizojmë frenin e dorës
c) të sigurohemi që e kemi parkuar mjetin në mënyrë korrekte

9. Drejtuesi i mjetit që po parakalohet ka detyrim që

a) të mos e shtojë shpejtësinë në momentin e parakalimit
b) të ndezë sinjalin e krahut të djathtë për të treguar rrugë të lirë
c) të zhvendoset sa më në qendër të karrexhatës për të qënë i sigurt

10. Shkaqe për aksidente, që lidhen me kushtet e rrugës, mund të jetë

a) prania e baltës në sipërfaqen rrugore
b) prania e pistave të biçikletave
c) prania e një ishulli të trafikut në rrugë

11. Përdorimi i sinjaleve tregues të drejtimit është i detyrueshëm

a) vetëm kur kryejmë manovrën e ndryshimit të drejtimit në kryqëzim
b) kur nisemi nga vendi për të hyrë në qarkullim
c) kur ndalojmë për shkak të ndërprerjes së qarkullimit

12. Kur i dëmtuari paraqet gjëndje shoku duhet

a) të ngrihet për të ecur që të riaktivizohet qarkullimi i gjakut
b) të goditet me kujdes në fytyrë dhe gjymtyrë për të riaktivizuar qarkullimin e gjakut
c) t?i jepen sasi të vogla pije alkoolike

13. Gomat e mjeteve me pjesën ballore tepër të konsumuar

a) shpohen ose çahen me vështirësi
b) rritin mundësinë e aksidenteve rrugore
c) keqësojnë kapjen e gomës me rrugën
d) ndikojnë pozitivisht në rritjen e sigurisë në rrugë