Shqipëri - Test 18

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Shigjetat e kthimit si në fig. 542

a) janë të plotësuara me përshkrime mbi asfalt, që tregojnë lokalitetet ku mund të shkohet
b) na detyrojnë të vendosemi në korsinë e treguar nga shigjetat
c) janë të vendosura në përfundim të një pjese të rrugës ku është i lejuar parakalimi

2. Sinjali Nr 39

a) si rregull, vendoset 150 m përpara pikës se nisjes se rrezikut
b) tregon një ngjitje ( të përpjetë ) të vështirë
c) tregon një pjesë rruge me shtresë asfalti të dëmtuar

3. Sinjali nr.164

a) zëvendëson sinjalin ?NDAL DOGANA? në kufirin mes dy vendeve anëtare të Komunitetit Europian
b) tregon se cilit shtet anëtar të Komunitetit Europian i takon mjeti
c) paralajmëron kufirin e shtetit me vende anëtare të Komunitetit Europian

4. Sinjali i fig 240

a) është një sinjal i parazgjedhjes së korsive në rrugët interurbane kryesore
b) mund të shoqërohet edhe me sinjalin e rrezikut nr. 23 ?BANKINA ME RREZIK SHEMBJE?
c) është i vendosur vetëm mbi autostrada

5. Sinjalet nr.290

a) janë tregues normalë të kufizimit të cilët përdoren në anët e rrugëve me dy sense lëvizje për qarkullim
b) vendosen në kufijtë anësorë të me dy sense lëvizje për qarkullim
c) vendosen në kufirin e jashtëm të rrugës me dy sense lëvizje

6. Sipas sinjalistikës horizontale të paraqitur në fig. 585

a) mjeti S lejohet të kalojë kryqëzimin pa ndaluar para kryqëzimit kur nuk ka mjete djathtas
b) mjeti O për tu kthyer majtas, është i detyruar të ketë ndezur sinjalin para zgjedhjes se korsisë
c) mjeti S i pozicinuar si ne figure nuk mund të kthehet djathtas

7. Rivlerësimi i lejedrejtimit bëhet

a) duke i?u nënshtruar vizitës mjekësore dhe me provimin për vlerësimin e aftësive teknike
b) kur zotëruesi i lejedrejtimit ka ndërruar vendbanimin
c) kur konstatohet se drejtuesi është në drejtim të mjetit pa lejedrejtimi

8. Në një rrugë

a) me një korsi për çdo sens lëvizjeje, mund të përdorim korsinë e krahut të majtë për parakalime kur është e mundur dhe na lejon sinjalistika rrugore
b) me dy karrexhata, duhet të përdorim karrexhatën e djathtë për lëvizjeje dhe të majtën për parakalime
c) me katër karrexhata, ato të mesit janë të rezervuara për parakalime

9. Drejtuesi i mjetit që po parakalohet ka detyrim që

a) të zhvendoset sa më në qendër të karrexhatës për të qënë i sigurt
b) ta lehtësojë manovrën e parakalimit të mjetit tjetër
c) të spostojë mjetin sa më në të djathtë të karrexhatës, kur rruga është me një korsi për çdo sens lëvizje

10. Kur lëvizni në kushte të këqija të motit për të parandaluar aksidentet rrugore, duhet

a) të rrisim shpejtësinë në mënyrë që ta përshkojmë rrugën në një kohë të shkurtër
b) të lëvizim zig-zag për të shmangur pellgjet
c) të ngadalësojme shpejtësinë, për të qënë gjithnjë në gjendje të frenojme brenda hapësirës së dukshme

11. Kaska mbrojtëse

a) amortizon pjesërisht? goditjet e forta të kokës në rast aksidenti
b) kur lëvizim në qendra të banuara, mund të vendoset edhe pa u lidhur
c) është e të njëjtit model, e përshtatshme për çdo lloj mase dhe madhësie të kokës

12. Në rast aksidenti, u duhet sinjalizuar rreziku mjeteve që vijnë

a) duke i rënë pajisjes së sinjalizimit zanor me bori me intervale të rregullta kohe
b) menjëherë në rast bllokimi të karrexhatës, veçanërisht nëse ka ndodhur në kthesë
c) kur ka materjale të rrëshqitshme mbi karrexhatë

13. Nëse gjatë lëvizjes, timoni paraqitet më i fortë se zakonisht, kjo mund të shkaktohet

a) nga prania e pajisjes hidraulike në grupin e timonit
b) nga gjendja teknike jo e mirë e frenave
c) nga ndonjë defekt i grupit të timonit
d) nga presioni i lartë i fryrjes së gomave të përparme