Shqipëri - Test 19

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Vija e bardhë tërthore e vazhduar mbi siperfaqen e rrugës në fig.563

a) mund të ndeshet në një kryqëzim të rregulluar me impiant semaforik
b) ndalohet që të kapërcehet, kur semaforët nuk punojnë
c) tregon fillimin e ndalimit të pushimit

2. Sinjali Nr.17

a) paralajmëron një pjesë rruge që është mirë të përshkohet me friksionin e shkelur gjatë gjithë kohës
b) si rregull në rrugë interurbane, vendoset 150 m përpara pikës së nisjes së rrezikut
c) kërkon të rrisim distancën e sigurisë me mjetet që kemi përpara

3. Kur në semafor ndizet drita jeshile (fig.154)

a) në çdo rast kemi përparësi ndaj kalimtarëve
b) duhet të futemi dhe të lëvizim në kryqëzim
c) mund të kthejmë drejtimin e lëvizjes vetëm nëse gjysmëkarrexhata është e ndarë në korsi

4. Sinjali nr.184

a) vendoset në autostrada
b) tregon distancat në kilometra për të arritur në qendrat e banuara përkatëse
c) nëse ngjyra e fushës së sinjalit është blu, tregon qe është rrugë interurbane

5. Simboli në fig. 716

a) tregon vendin e komandimit të dritave të pasme të mjetit
b) tregon vendin e komandimit të kutisë shtesë të shpejtësisë (ridotos) për mjetet me dy diferencialë
c) kur llamba treguese mbi të cil?n ?sht? vendosur është e ndezur tregon se është ingranuar marshi i lëvizjes prapa

6. Në kryqëzimin e paraqitur në fig.653

a) mjeti N e lë kryqëzimin i fundit
b) mjeti D kalon mbas mjetit B
c) mjetet B dhe D u japin përparësi mjeteve G dhe N

7. Pesha e përgjithshme, me ngarkesë të plotë i makinave bujqësore me rrota duhet të jetë

a) jo më e madhe se 10 tonë kur ato janë me tre ose më shumë akse me largësi ndërmjet dy akseve të njëpasnjëshme më të madhe se 1.2 meter
b) deri në 8 tonë, kur ato janë me tre a më shumë akse
c) jo më e madhe se 8 tonë kur ato janë dy akse

8. Drejtuesi që e le mjetin pushim në rrugë, duhet

a) të sigurohet që e ka fikur motorin
b) të ingranojë kutinë e shpejtësisë në marshin e parë të lëvizjes
c) të sigurohet që pushimi i mjetit në atë vend është i lejuar

9. Drejtuesi i mjetit që po parakalohet ka detyrim që

a) të lëvizë në rrugë me marshin e dytë që të lehtësojë manovrën e mjetit tjetër
b) të mos shkaktojë pengesa dhe rreziqe për qarkullimin
c) të ndezë sinjalin e krahut të djathtë për të treguar rrugë të lirë

10. Përdorimi korrekt i rrugës kërkon që

a) të kontrollohen pasqyrat anësore të mjetit përpara se të kryejme manovrën për ndryshimin e korsisë së lëvizjes
b) të ndalojmë gjithmonë para ?KALIMEVE NË NIVEL? pa barriera para se të kalohen shinat hekurudhore
c) t?u jepet përparësi këmbësorëve që kalojnë në hapësirat e vendosura për ta

11. Trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut

a) vendoset në karrexhatë menjëherë pas mjetit të bllokuar, në pjesën e pasme të tij
b) përdoret për të treguar pushim të lejuar të mjetit në një kthesë
c) vendoset edhe në kthesa, në rrugët interurbane

12. Kur i dëmtuari paraqet gjëndje shoku duhet

a) të shtrihet me gjymtyrët e poshtme të ngritura nga trupi
b) të shtrihet në tokë, të mbulohet dhe të mbahen të ngritura gjymtyrët e poshtme
c) të goditet me kujdes në fytyrë dhe gjymtyrë për të riaktivizuar qarkullimin e gjakut

13. Kur gomat e mjetit janë shumë të konsumuara

a) ulet kapja e tyre me rrugën
b) zvogëlohet mundësia për aksidente rrugore, pasi rritet kontakti i tyre me rugën
c) duhet të zvogëlohet distanca e sigurisë
d) rritet mundësia për të shkaktuar aksident rrugore