Shqipëri - Test 2

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Vija e bardhë e vazhduar që kufizon korsinë e emergjencës me karrexhatën

a) ndan karrexhatën nga një zonë pushimi për mjetet
b) është vija e kufirit të karrexhatës
c) ndan karrexhatën nga korsia e emergjencës

2. Sinjali Nr. 67

a) lejon qarkullimin e autokampeve
b) lejon qarkullimin e kamionëve
c) ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë me ngarkesë të plotë mbi 3,5 tonë

3. Sinjali Nr. 51

a) paraqet detyrimin që t?i japim përparësi mjeteve që vijnë nga e majta
b) tregon që kemi përparësi ndaj mjeteve që vijnë nga e majta
c) vendoset në një rrugë dytësore që nuk gëzon të drejtë përparësie

4. Sinjali nr. 205

a) tregon se distanca e ardhshme deri në një qendër të banuar është 24 kilometra
b) tregon distancën nga fillimi i rrugës në km dhe m
c) është sinjal i tregimit autostradal

5. Simboli në figurën nr. 696

a) sinjalizon ndezjen e fenerëve të pasëm mjegullçarës
b) vendoset në llambën spiune të ndezjes së fenerëve të largësisë
c) vendoset në komandën e fenerëve joverbues

6. Në kryqëzimin e paraqitur në fig. 627

a) mjeti N, për drejtimin e treguar, është i pozicionuar në korsi të gabuar
b) mjeti B i jep përparësi mjetit N
c) të trija mjetet kalojnë njëkohësisht kryqëzimin sepse trajektoret e tyre nuk ndërpriten

7. Rivlerësimi i lejedrejtimit bëhet

a) për humbjen e përhershme të aftësive psikike e fizike të njohura me ligj
b) kur zotëruesi i lejedrejtimit ka ndërruar vendbanimin
c) nëse qarkullon me automjet afati i kontrollit teknik i të cilit ka skaduar

8. Përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe, kufiri maksimal i shpejtësisë është

a) 100 km/orë në rrugët interurbane kryesore
b) 90 km/orë në rrugët interurbane kryesore
c) 15 km/orë, për makinat teknologjike, brenda qendrave të banuara, kur janë pajisur me rrota pneumatike

9. Për të kryer parakalimin duhet të mbajmë parasysh që

a) një mjet që po tërheq një rimorkio nuk duhet të parakalohet në një rrugë në zbritje me pjerrësi të fortë
b) hapësira e parakalimit zmadhohet nëse mjeti që po parakalojmë e rrit shpejtësinë
c) mjeti që parakalohet duhet të jetë më i shkurtër se mjeti që kryen parakalimin

10. Janë të përjashtuar nga qarkullimi në autostrada

a) mjetet me ngarkesa të hapura, të pasistemuara mirë dhe që mund të derdhen
b) automjetet që nuk kanë çertifikatë kontrolli teknik
c) autokampet me rimorkio me masë të përgjithshme mbi 750 kg

11. Përdorimi i sinjaleve tregues të drejtimit është i detyrueshëm

a) kur ndalojmë për shkak të ndërprerjes së qarkullimit
b) kur futemi në korsinë e parakalimeve
c) në çdo rast që ndryshojmë korsinë e lëvizjes

12. Qëllimi i ndihmës së parë është

a) të shmangë çdo ndërhyrje të gabuar
b) të vendosë të dëmtuarin në pozicion me të rehatshëm
c) të largojë në çdo rast të dëmtuarin nga vendi i aksidentit

13. Për të mbajtur frenat në gjendje të mirë, është i nevojshëm të kryhet kontroll

a) i sistemit të ndriçimit dhe i sistemit zanor të mjetit
b) i gjendjes së gomave të mjetit
c) i konsumit të grupit të timonit
d) i strukturës së gomave (lloji materialit)