Shqipëri - Test 20

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sinjalistika horizontale e paraqitur në fig. 561

a) tregon një karrexhatë me tetë korsi me dy sense lëvizje
b) ndalon parakalimin e mjeteve me peshë të përgjithshme mbi 3.5 ton
c) ndalon kryerjen e manovrës së ndryshimit të sensit të lëvizjes

2. Sinjali nr. 87

a) vendoset vetëm në zonat e banuara
b) tregon një parkim me pagesë, me tarife orare
c) është i zbatueshëm vetëm për autoveturat

3. Sinjali Nr. 53

a) duhet të jemi të kujdesshëm, edhe pse kemi përparësi
b) tregon se drejtuesi i mjetit ka përparësinë e kalimit, ndaj mjeteve që vijnë në sens të kundërt
c) tregon se kemi perparesi , edhe kur semafori është me dritë të kuqe

4. Sinjali nr. 230

a) mund të shoqërohet edhe me një panel plotësues që tregon gjatësinë e tunelit
b) tregon se është i ndaluar kthimi i sensit të lëvizjes brenda tunelit
c) në rrugët interurbane është me ngjyrë blu

5. Sinjali. 304

a) vendoset mbi karrexhatë për të treguar një pengesë
b) nuk vendoset në mjetet për transport mallrash me masë të përgjithshme 3,5 ton ose më pak
c) dallon mjetet e klasifikuara për transporte të veçanta

6. Në situatën e paraqitur në fig.654

a) mjeti H duhet të presë kalimin e mjeteve C,R,A
b) mjeti C kalon i pari
c) mjeti C duhet të presë kalimin e mjeteve R,A,H

7. Me lejedrejtimi të kategorisë A , lejohet të drejtohen

a) makina pastrimi të rrugës në gjendje pune nën 3,5 tonë
b) motorët me kosh
c) autovetura të vogla me motor jo më shumë se 500 cm3 (me tri pistona)

8. Përpara një kalimi në nivel, drejtuesi i mjetit duhet të ndalojë

a) kur gjysëmbarrierat sapo kanë filluar të happen
b) kur janë mbyllur barrierat ose gjysëmbarrierat
c) në të gjitha rastet, pamvarësisht nëse ka ose jo barriera

9. Ndalimi i pushimit të mjeteve mund të sinjalizohet

a) me sinjalin vertikal ?NDALIM QËNDRIMI?
b) me panelin plotësues ?VAZHDIMËSI?
c) me sinjalin vertikal ?NDALIM PUSHIMI?

10. Në rast moti të keq, përpara nisjes, duhet

a) të rritet presioni i gomave të rrotave aktive
b) të kontrollohet që fenerët ndriçues të mjetit të funksionojnë të gjithë normalisht
c) të pastrohet radiatori nga lëngu ftohës

11. Trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut

a) vendoset mbi trafikndarës në rrugët me karrexhata të ndara
b) tregon një rrugë të mbyllur për qarkullimin dhe për pasojë duhet të ndalojmë dhe kthehemi mbrapa
c) vendoset edhe në kthesa, në rrugët interurbane

12. Në rast se në një aksidenti rrugor, ka pasur zjarr dhe viktima paraqet djegie, duhet

a) nëse djegia i përket gjymtyrëve, kur është e mundur të futen ato në ujë të ftohtë për të lehtësuar dhimbjen
b) nëse ka akoma mbetje të flakëve, të pritet që të shuhen pastaj të ndërhyhet
c) vetëm të njoftojme shërbimin zjarrfikës dhe të presim

13. Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor diezel

a) mund të varet nga rregullimi i pompës naftës
b) rritet nëse injektorët janë defektozë
c) mund të varet nga djegia jo e plotë e naftës
d) zhduket plotësisht duke rritur shpejtësinë