Shqipëri - Test 24

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sinjalistika horizontale e paraqitur në fig. 506

a) tregon që karrexhata me katër korsi është rrugë me të drejtë përparësie
b) tregon që mjeti që hynë në kryqëzim nga karrexhata me dy korsi, kur nuk ka mjete në kryqëzim, nuk është i detyruar të ndalojë para kryqëzimit
c) tregon që karrexhata me dy korsi është rrugë me të drejtë përparësie

2. Sinjali Nr. 60

a) lejon parakalimin e një mjeti me masë të barabartë me 3,5 tonë që tërheq një rimorkio të lehtë ndaj një autoveture
b) lejon një autobus të parakalojë një mjet transporti mallrash me peshë mbi 3.5 tonë
c) lejon një kamion me masë mbi 3,5 tonë me ngarkesë të plotë, të parakalojë një mjet

3. Sinjali nr.114

a) tregon që ndalon hyrjen për këmbësorët dhe biçikletat në rrugë
b) tregon pistë të rezervuar me ditë, njëherë për këmbësorë, njëherë për biçikleta
c) tregon fundin e zonës së rezervuar për qarkullimin e përzier të këmbësorëve dhe biçikletave

4. Sinjali nr. 244

a) i?u tregon drejtuesve të mjeteve edhe sensin e lëvizjes
b) i?u tregon drejtuesve të mjeteve se korsia në krahun e djathtë është e rezervuar për autobusët e transportit publik
c) i?u tregon drejtuesve të mjeteve se korsia e krahut të majtë është e rezervuar për autobusët e transportit publik

5. Panelet plotësues 147/A/B/C

a) tregojnë që po afrohemi në një rrugë me një sens lëvizjeje
b) vendosen poshtë sinjalit ?u jep përparësi?
c) tregojnë skemën e ndërthurjes së rrugëve

6. Në kryqëzimin e paraqitur në fig. 646

a) mjeti D ka përparësi ndaj mjetit C
b) mjeti D është i pari që kalon kryqëzimin
c) mjeti A e ka krahun e djathtë të zënë

7. Pezullimi i leje drejtimit bëhet

a) kur janë thyer rregullat për përdorimin e rripave të sigurisë
b) kur tejkalohet limiti i shpejtësisë me 15 km/h
c) kur qarkullon në korsinë e sensit të kundërt të lëvizjes në kthesë

8. Për t`u futur në rrjedhën e qarkullimit, me marshin indietro, drejtuesi i mjetit duhet

a) të aktivizojë dritat e pasme kundër mjegullës
b) t?u japë përparësi vetëm mjeteve që janë në sensin e tij të lëvizjes
c) t?u japë përparësi të gjitha mjeteve që janë në qarkullim

9. Para se të kryejë manovrën e parakalimit, drejtuesi i mjetit është i detyruar

a) të ndezë në kohë sinjalin përkatës për t?i treguar drejtuesit të mjetit që ka mbrapa, se ka ndërmend të kryejë një parakalim
b) të sigurohet që ka distancë të mjaftueshme, në lidhje edhe me pozicionin e automjetit që vjen përballë
c) të zvogëlojë shpejtësinë

10. Në autostrada lejohet të qarkullojnë

a) edhe automjete me ngarkesa të pasistemuara e të pafiksuara mirë
b) motorët me cilindratë mbi 150 cm³
c) autoveturat që tërheqin rimorkio kur kompleksi në tërësi (autoveturë+rimorkio) nuk e kalon masën 3,5 tonë

11. Është me ngjyrë të kuqe në kroskot llamba spiune

a) e treguesit t? hapjes së kuadrit të kruskotit
b) e treguesit t? ndezjes së fenerëve të largësisë
c) e treguesit të mos venjes s? rripit të sigurimit

12. Përdorimi i barnave qetësues nga drejtuesi i mjetit mund ti shkaktojë atij

a) ulje të vëmendjes
b) përmirësim të gjithë aftësive psikike
c) ulje të reflekseve

13. Te gomat nevojitet të kontrollohen

a) vazhdimisht pesha e tyre
b) gjendja teknike dhe konsumimi i pjesës ballore të gomës
c) vazhdimisht përbërja e materialit me të cilin është prodhuar goma
d) që presioni i fryrjes së gomave të jetë gjithmonë më i vogël se ai që këshillohet nga konstruktori