Shqipëri - Test 26

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Rrugët interurbane kryesore

a) janë rrugë me një korsi për çdo sens lëvizjeje
b) janë rrugë me një karrexhatë dhe një korsi për sens lëvizjeje
c) jane te pajisura me korsi ngadalesimi dhe shpejtimi

2. Sinjali Nr. 67

a) tregon ndalim qarkullimi për autobusë
b) lejon qarkullimin e autokampeve
c) ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë me ngarkesë të plotë mbi 3,5 tonë

3. Sinjali semaforik nr.157 me fenerin e këmbësorit jeshil të ndezur

a) sinjalizon një ashensor publik këmbësorësh
b) mund të jetë i pajisur edhe me sinjalizim akustik për ata që nuk shikojnë (të verbërit)
c) lejon kalimin e këmbësorëve

4. Sinjali nr. 191

a) është sinjal informues mbi kalueshmërinë e rrugës
b) tregon për drejtuesit e mjeteve se rruga është e mbyllur
c) vendoset për të lajmëruar drejtuesit e mjeteve që të heqin zinxhirët ose gomat e borës

5. Sinjalet nr. 289

a) jane sinjale plotësuese
b) janë të vendosura jashtë bankinave
c) kufizojnë korsitë e karrexhatës

6. Në kryqëzimin e paraqitur në fig. 660

a) mjetet e përshkojnë kryqëzimin sipas kësaj rradhe: H,D,B
b) mjetet e lënë kryqëzimin sipas rradhës: H, B, D
c) mjetet H dhe B mund të kalojnë njëkohësisht kryqëzimin

7. Rimorkiot

a) mund të përdoren për transport mallrash
b) janë mjetet me një aks për transport pasagjerësh
c) janë edhe mjetet vetëlëvizëse

8. Për të garantuar ndalimin e mjetit në distancën më të vogël të mundshme gjatë frenimit

a) duhet të kemi sistemin e frenimit në kushte teknike optimale
b) nevojitet shmangia e ngarkesave përtej peshës maksimale të lejuar të tij
c) duhet të shkelim në fillim pedalin e friksionit dhe pastaj atë të frenave

9. Qëndrimi i mjetit, sa për të hipur e zbritur pasagjerët, është i ndaluar

a) para kazanëve të mbeturinave anash rrugës
b) në rastet kur ka më shumë se dy pasagjerë për të zbritur nga automjeti
c) në rrugët interurbane, në afërsi dhe në vazhdimësi të kryqëzimeve

10. Shkaqe për aksidente, që lidhen me kushtet e rrugës, mund të jetë

a) prania e vajit mbi asfalt
b) rruga e mbuluar me gjethe
c) prania e trafikndarësit

11. Targa e pasme duhet të jetë e ndriçuar

a) gjithmonë, sapo të ndizen dritat e pozicionit
b) vetëm për rimorkiot, kur qarkullojnë komplekse mjetesh
c) natën, për të lejuar identifikimin e mjetit

12. Nëse viktima e një aksidenti rrugor është pa ndjenja duhet

a) të bësh të ecë e të flasë me të dëmtuarin për ta mbajtur zgjuar
b) të kujdesesh për gjendjen e tij deri në mbërritjen e ambulancës
c) të pyetet nëse ka dhembje në kokë

13. Në mjetet me motor shkak për zhurmat mund të jetë

a) përdorimi i sistemit të frenimit në kushte normale
b) abuzimi me sistemin e sinjalizimit akustik (borinë)
c) gjëndja jo e mirë e karrocerisë dhe e amortizatorëve
d) kalimi i kthesave me shpejtësi, veprim i cili provokon fishkëllimën e gomave