Shqipëri - Test 30

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Rruga e paraqitur në fig. 558

a) është e formuar nga dy karrexhata me dy sense lëvizje secila karrexhatë
b) mund të jetë një rrugë interurbane kryesore
c) ndalon parakalimin e mjeteve në kurrize rruge

2. Sinjali Nr. 11

a) paralajmëron të bëjmë shumë kujdes sepse mund të vijë një tren si nga njëra linjë, ashtu dhe nga tjetra
b) tregon se traseja e hekurudhës, e cila ndërpritet me rrugën, mund të ketë dy ose më shumë linja hekurudhe
c) tregon një kryqëzim të rrezikshëm të dy rrugëve me pjerrësi

3. Sinjalet e ndriçuara në fig.155

a) me shigjetë të kuqe të ndezur i detyron të ndalojnë mjetet që levizin në drejtim të shigjetës
b) janë semaforë të korsive për mjetet
c) janë sinjalizime për mjetet mbi shina

4. Sinjali nr. 191

a) tregon për drejtuesit e mjeteve se rruga është e pakalueshme
b) vendoset për të lajmëruar drejtuesit e mjeteve që të heqin zinxhirët ose gomat e borës
c) është sinjal informues mbi kalueshmërinë e rrugës

5. Simboli në fig. 715

a) vendoset mbi çelësin e komandimit të fenerëve verbues
b) ka një pozicion ku ndizen dy dritat e krahut të majtë, për rastin kur e kemi parkuar mjetin natën, në krahun e djathtë të rrugës
c) tregon vendin e komandimit të dritave të parkimit

6. Në kryqëzimin e paraqitur në fig. 624

a) mjeti S kalon i pari që tu hapë rrugë mjeteve C dhe B
b) mjeti S ka zgjedhur korsi të gabuara
c) mjeti C i jep përparëesi mjetit S

7. Lejedrejtimi i kategorive A dhe B rinovohet

a) çdo 5 vjet , për personat me moshë mbi 50 deri në 60 vjeç
b) nga Prefekti i Qarkut
c) një herë në dy vjet, për ata që janë pajisur për herë të parë me lejedrejtimi, në moshën mbi 60 vjeç

8. Përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe, kufiri maksimal i shpejtësisë është

a) 15 km/orë, për makinat teknologjike, brenda qendrave të banuara, kur janë pajisur me rrota pneumatike
b) 90 km/orë në rrugët interurbane kryesore
c) 30 km/orë për autokarrot në qendrat e banuara

9. Është i ndaluar pushimi i automjeteve dhe motorëve

a) në qendrat e banuara kur nuk ka vijëzime të rrugës
b) me drejtim të ndryshëm nga ato që udhëzojnë vijëzimet për parkimin e mjeteve kur zen më shumë se një vend
c) në vendet ku pushimi është i lejuar me kohë të kufizuar

10. Mbi rrugët e mbuluara me dëborë duhet

a) të montohen zinxhirët në rrotat e pasme, edhe pse tërheqja është e përparme
b) të ngadalësohet shpejtësia
c) të frenohet me energji të madhe dhe fort në çdo rast

11. Jastëku i ajrit (airbagu)

a) aktivizohet sa herë që ndalon mjeti
b) vihet në punë nga drejtuesi i mjetit në rast rreziku
c) është një sistem që përdoret për rregullimin e timonit

12. Në rast aksidenti, ai që jep ndihmën, duhet

a) të sigurojë dhe sinjalizojë sa më mirë zonën e aksidentit
b) të vlerësojë situatën me qëllim që të mbrojë të dëmtuarin nga rreziqe të tjera
c) të distancohet dhe të presë ndihmë pa bërë asgjë

13. Për të kufizuar zhurmën që lëshojnë mjetet me motor, është e nevojshme

a) që sistemi i shuarjes së zhurmave të mjetit të jetë i rregullt dhe i tipit të miratuar
b) të përdoret sistemi i sinjalizimit zanor vetëm kur është e domosdoshme
c) të zëvendësojmë marmitën e prishur me një tjetër të miratuar për të njëjtin mjet
d) të hiqet sistemi i shuarjes së zhurmave për të përmirësuar rendimentin e motorit