Shqipëri - Test 31

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Bankina

a) mund të shërbejë për lëvizjen e këmbësorëve kur mungon trotuari
b) është pjesë e rrugës jashtë karrexhatës
c) është e rezervuar për mjetet e ngadalshme në rrugët në ngjitje

2. Sinjali Nr. 9

a) kërkon që të veprojmë me shumë kujdes në drejtimin e mjetit
b) tregon një ndërprerje të rrugës me një linjë hekurudhore, të mbrojtur me barrier
c) tregon se kërkohet që të sigurohemi, si nga e djathta dhe nga e majta, para se të kapercejmë linjën hekurudhore

3. Sinjali Nr. 51

a) lejon kthimin nga e djathta në kryqëzimin që po afrohet
b) paralajmëron një hyrje nga e majta
c) në autostrada, nuk paraqet nevojën që të ulim shpejtësinë

4. Sinjali nr.182

a) vendoset në kufijtë e komunave
b) tregon daljen nga kufiri territorial i bashkisë së Lushnjes
c) tregon itinerare interurbane të arritshme kur dalim nga rruga interurbane kryesore

5. Paneli plotësues nr.141

a) tregon një zonë me heqje të detyrueshme për mjetet që lihen aty në pushim
b) vendoset në një zonë ku pushimi i mjetit përbën rrezik për qarkullimin
c) tregon që mjeti i lënë në atë vend mund të hiqet forcërisht me rimorkim (karrotrec)

6. Në kryqëzimin e paraqitur në fig.651

a) mjeti A kalon kryqëzimin i pari
b) mjetet kalojne kryqëzimin sipas rradhës: E,A,S,D
c) mjeti A duhet të kthehet duke e lënë qendrën e kryqëzimit në krahun tij të djathtë

7. Kontrolli teknik

a) kryhet një herë në vit për të gjitha automjetet për përdorim vetiak
b) është i detyrueshëm edhe për mjetet e transportit ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve
c) verifikon nëse mjetet garantojnë sigurinë në qarkullim, si dhe ndotja nuk i kalon kufijtë e caktuar ligjor

8. Duhet ngadalësuar shpejtësia

a) kur fushpamja është e pamjaftueshme
b) kur rruga është e mbuluar me dëborë
c) në afërsi të shkollave

9. Kur duam të ndryshojmë drejtimin e lëvizjes

a) në një kryqëzim, për t?u kthyer nga e majta duhet gjithmonë të rrotullohemi rreth qendrës së kryqëzimit
b) është e nevojshme të përdorim në çdo rast edhe sinjalizimin akustik (me bori)
c) për t?u kthyer nga e djathta, si rregull duhet të zhvendosemi pranë kufirit të djathtë të karrexhatës

10. Numri i personave të transportueshëm

a) në një autovetura është maksimumi 8 veta
b) në një automjet, shënohet ne lejen e qarkullimit dhe në të gjitha rastet përfshin edhe drejtuesin e tij
c) në autoveturë është maksimumi 5 veta

11. Drejtuesi i mjetit, duhet të

a) ulë shpejtësinë dhe të ndalojë kur në rrugë ka njerëz që shfaqin shënja hutimi
b) vazhdojë të lëvizë edhe kur në rrugë, përballë tij gjendet një këmësor që po e kalon atë, mjafton ti bjerë borisë
c) ulë shpejtësinë e lëvizjes kur në rrugë lëvizin fëmijë

12. Në rast aksidenti, ai që jep ndihmën, duhet

a) t?i japë medikamente edhe pa pasur kompetencën e duhur, nëse e shikon të arsyeshme
b) të largohet nga vendi i aksidentit, pas dhënies së saj
c) të identifikojë të dëmtuarin, para se t?ia japë atë

13. Nëse mjeti, gjatë frenimit tenton të rrëshqasë nga krahu i majtë, drejtuesi i tij duhet

a) të shtypë shpesh pedalin e friksionit
b) në rrugët në zbritje, të shmanget shtypja në pedalin të friksionit
c) të kontrollojë nivelin e vajit në depozitën e tij (sotokarter) të motorit
d) të bëjë kontrollin e fryrjes së gomave