Shqipëri - Test 34

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Në një karrexhatë me dy sense lëvizje për qarkullimin, vija gjatësore e mesit të karrexhatës

a) mund të jetë e ndërprerë ose e pandërprerë
b) kur është e ndërprerë, mund të kapërcehet për të kryer manovrën e parakalimit
c) ndan sensin e lëvizjes

2. Sinjali Nr. 6

a) ndalon lëvizjen prapa (indietro)
b) është një sinjal vertikal rreziku
c) paralajmëron një kryqëzim, me rregullin e përparësisë nga e djathta

3. Sinjali nr.98

a) tregon që është e ndaluar të vazhdohet lëvizja drejt në kryqëzim
b) është sinjal urdhërues detyrimi
c) tregon se lejohet të kthehemi majtas

4. Sinjali nr. 208

a) tregon se është i ndaluar kalimi për në Tiranë për shkak të rrugës së bllokuar
b) u tregon drejtuesve të mjeteve se janë duke hyrë në territorin e rrethit të Tiranës
c) vendoset në rrugët interurbane

5. Sinjali nr. 255

a) sinjalizon në afërsi një zonë qëndrimi për të riparuar mjetin
b) tregon një rafineri nafte në afërsi të rrugës
c) paraqet kufizim shpejtësie për mjetet gjatë qarkullimit në afërsi të një rafinerie nafte

6. Sipas sinjalistikës horizontale të paraqitur në fig. 597

a) mjeti H ka përparësi nëse lëviz drejt
b) mjeti G është pozicionuar në rregull para kryqëzimit
c) mjetet A dhe H kane pushuar në rregull para kryqëzimit

7. Lejedrejtimi e kategorisë A dhe B lëshohet me afat

a) 10 vjet,kur u jepet personave me moshë deri në 50 vjeç
b) 3 vjet, kur u jepet personave me moshë mbi 60 vjeç
c) 3 vjet, vetëm për ata persona që kanë plotësuar moshën 65 vjeç

8. Në autostrada kufiri maksimal i lejuar i shpejtësisë është

a) 110 km/orë për motorët mbi 150 cm³
b) 110 km/orë për autoveturat
c) 110 km/orë për autobusët

9. Është i ndaluar parakalimi

a) në karrexhatat e rrugëve me një sens lëvizje për qarkullimin
b) përgjatë korsive të shpejtimit
c) në vazhdimësi të kthesave të rrugëve me një korsi për çdo sens lëvizje

10. Shkaqe për aksidenteve, që lidhen me strukturën e rrugës, mund të jenë

a) mungesa e sinjalistikës horizontale
b) lëvizja në rrugët me një sens për qarkullimin
c) rruga e ndarë në korsi

11. Përdorimi i sistemeve të sinjalizimit pamor është i detyrueshëm

a) vetëm nga perëndimi i diellit deri në agim
b) kur ka mjegull
c) vetëm kur lëvizim në rrugë urbane

12. Nëse i dëmtuari ka një trup të huaj në një sy duhet

a) të masazhohet ngadalë ai për të favorizuar lotimin
b) që trupi i huaj të hiqet vetëm nga një mjek specialist
c) të bëhet përpjekje për të nxjerrë trupin e huaj për të shmangur infeksionet

13. Me frena të çekuilibruara gjatë frenimit mund të ndodhë

a) zhvendosja anësore e mjetit nga krahu i rrotës që bllokohet e para
b) një zhvendosje anësore nga ana e rrotës që bllokohet e fundit
c) zhvendosja e ngarkesës prapa dhe jo përpara, si zakonisht
d) konsum uniform i gomave në pjesën ballore