Shqipëri - Test 36

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sinjalistika horizontale e paraqitur në fig. 507

a) tregon një karrexhatë me katër korsi me një sens
b) lejon ndryshimin e sensit të lëvizjes
c) ndalon ndryshimin e sensit të lëvizjes

2. Sinjali Nr. 89

a) paralajmëron se duhet të vazhdojmë lëvizjen drejt, pasi vendi i parkimit është i rezervuar më përpara
b) paralajmëron që, në drejtimin e shigjetës, ndodhet një vendparkim
c) paralajmëron një parkim të rezervuar vetëm për autobus, pas 300 metrash

3. Sinjali Nr. 45

a) tregon që rruga ecën paralel me një linjë hekurudhore
b) tregon fundin e sensit të vetëm të qarkullimit
c) kërkon që t?i japim të drejt kalimi mjeteve që vijnë nga kahu i kundërt

4. Sinjali nr. 204

a) tregon se shpreh distancën në kilometra nga fillimi i rrugës
b) tregon se në vendin ku vendoset, lejohet pushimi i mjeteve gjatë gjithë kohës, pra 24 orë
c) tregon numrin e identifikimit të rrugës

5. Simboli në fig. 713

a) vendoset mbi celësin e komandimit të dritave të gjata
b) tregon vendin e komandimit të dritave të pozicionit
c) vendoset mbi një llambë treguese me ngjyrë jeshile në kroskot

6. Në kryqëzimin e paraqitur në fig. 633

a) rradha e përparësisë se mjeteve është: A, N, R
b) mjeti A kalon para mjetit R, por pas mjetit N
c) mjeti R duhet duhet t`i jap përparësi mjetit A

7. Ciklomotorët

a) drejtohen vetëm me leje drejtimi të kategorisë ?B?
b) drejtohen vetëm me leje drejtimi të kategorisë ?A?
c) për të qarkulluar duhet të pajisen me targë regjistrimi

8. Duhet të ruajmë (të mbajmë) një shpejtësi lëvizjeje

a) të përshtatshme për kushtet dhe ngarkesën e trafikut
b) që nuk shkakton pengesa dhe rrezik për qarkullimin
c) jo më të madhe së kufiri maksimal që tregon shpejtësimatësi i mjetit

9. Është i ndaluar pushimi i automjeteve dhe motorëve

a) në korsitë e rezervuara për qarkullimin e mjeteve të shërbimit publik
b) mbi e bankina rrugësh, nëse nuk sinjalizohet ndryshe
c) me drejtim të ndryshëm nga ato që udhëzojnë vijëzimet për parkimin e mjeteve kur zen më shumë se një vend

10. Numri i personave të transportueshëm

a) në një automjet, shënohet ne lejen e qarkullimit dhe në të gjitha rastet përfshin edhe drejtuesin e tij
b) është i njëjtë për të gjitha mjete e llojit autoveturë
c) në çdo automjet, tregohet në lejën e qarkullimit të tij

11. Përjashtohen nga detyrimi për të vënë rripat e sigurimit

a) drejtuesit e mjeteve të trasportit taksi gjatë shërbimit në qendra të banuara
b) personat mbi 65 vjeç, mosha e të cilëve është e vërtetuar me dokumente
c) personat që marrin dhe shpërndajnë postën

12. Personi përgjegjës nga ana civile dhe penale në një aksident rrugor

a) nuk mund të vazhdojë të drejtojë automjete të së njëjtës kategori, por vetëm të kategorive më të ulëta
b) është në çdo rast subjekt i anulimit të lejes së drejtimit
c) nuk i nënshtrohet sanksioneve të kodit rrugor

13. Nëse mjeti, gjatë frenimit tenton të rrëshqasë nga krahu i majtë, drejtuesi i tij duhet

a) të shtypë shpesh pedalin e friksionit
b) të veprojë me kujdes dhe të dërgojë mjetin në ofiçinë për kontroll
c) të kontrollojë funksionimin e diferencialit
d) në rrugët në zbritje, të shmanget shtypja në pedalin të friksionit