Shqipëri - Test 4

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Sinjalistika horizontale paraqitur në fig.531

a) shërben për të treguar se pas 150 metra është një ?KALIM NË NIVEL?
b) paralajmëron një kryqëzim rrugësh
c) shërben për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve për afërsinë e vendndodhjes së një ?KALIMI NË NIVEL?

2. Sinjali Nr. 37

a) si rregull, vendoset 150 m përpara pikës së nisjes së rrezikut
b) është sinjal vertikal rreziku
c) mund të paralajmerojë një rrugë mbi urë që mund të bëhet objekt për erë të fortë anësore

3. Sinjali nr.93

a) është një sinjal i drejtimit të detyruar, drejt
b) paraqet detyrimin që të vazhdosh lëvizjen vetëm drejt
c) në vazhdimësi të një kryqëzimi, ndalon kthimin majtas apo djathtas

4. Sinjali nr. 210

a) vendoset pranë një vendi të ndihmës së shpejtë
b) lokalizon një farmaci komunale
c) tregon një vend parkimi të rezervuar për personelin sanitar

5. Paneli plotësues nr.126

a) i vendosur poshtë sinjalit ?SENS I NDALUAR? lejon hyrjen në rrugë vetëm për mjetet e treguara në panel
b) i vendosur poshtë sinjalit ?PARKING? tregon një zonë të përcaktuar për parkimin e mjeteve të treguara nga paneli plotësues
c) mund të plotësojë një sinjal ndalimi

6. Kryqëzimi i paraqitur në fig. 606 tregon se

a) mjetet duhet të kalojne sipas rradhës: E,M,C
b) mjeti C duhet të kalojë kryqëzimin pas mjetit E
c) mjeti E kalon i pari kryqëzimin

7. Pezullimi i leje drejtimit bëhet

a) kur vazhdon lëvizjen, kur sinjalizimi i semaforit e ndalon atë
b) kur vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i policit e ndalon atë
c) kur janë thyer rregullat për ruajtjen e ambientit nga zhurmave

8. Drejtuesit e mjetit duhet të rregulloje shpejtësinë e lëvizjes së mjetit, duke patur parasysh

a) kushtet atmosferike
b) ngarkesën e trafikut
c) llojin e sistemit të ushqimit të automjetit

9. Gjatë kryerjes së manovrës së parakalimit duhet të sigurohemi që

a) mjeti që kemi prapa nuk ka filluar edhe ai këtë manovër
b) drejtuesi i mjetit që do të parakalojmë ka ndezë sinjalin e djathtë
c) mjeti përpara nuk po e ul shpejtësinë

10. Mbi rrugët e mbuluara me dëborë duhet

a) të montohen të paktën në rrotat aktive zinxhirët ose duhet të kemi goma dëbore
b) të ngadalësohet shpejtësia
c) që në ngjitjet e gjata me pjerrësi të forta, të frenohet shpesh dhe të rritet shpejtësia

11. Përdorimi i fenerëve të largësisë

a) me ndërprerje, në intervale të shkurtëra, lejohet për të sinjalizuar një parakalim edhe brenda qendrave të banuara
b) është i ndaluar në qendrat e banuara
c) është lejuar në qendrat e banuara në kushtet e mjegullës së dendur

12. Në rast se i dëmtuari, i vetëdijshëm, ka një traumë në kafazin e kraharorit duhet

a) të vendoset i dëmtuari në pozicion drejt për të kufizuar daljen e gjakut
b) të ruhet me kujdes deri në mbërritjen e ndihmës të specializuar
c) të vendoset i plagosuri në pozicion shtrirë

13. Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor mund të zvogëlohet

a) duke mbajtur motorin, gjatë ndalesave, me pedalin e gazit shkelur me numër të lartë të xhirove të motorit
b) duke i vendosur bagazhet të fiksuara mirë sipër mjetit
c) duke fikur motorin në rast të ndalimit të zgjatur të mjetit
d) duke qarkulluar në mënyrë konstante me marshet më të ulta