Test 5

Koha:
40:00
Pyetja 1 nga 40
1 pikë
Sinjali në figurë sinjalizon një bllokim të rrugës për shkak të punimeve në vazhdim
Pyetja 2 nga 40
1 pikë
Në bllokimin e karrexhatës nga rënia aksidentale e ngarkesës, drejtuesi mjetit duhet të vazhdoj lëvizjen për të çuar në destinacion pjesën tjetër të ngarkesës
Pyetja 3 nga 40
1 pikë
Në kryqëzimin e paraqitur në figurë radha e kalimit është A dhe R njëkohësisht pastaj mjeti C
Pyetja 4 nga 40
1 pikë
Sipas sinjalistikës horizontale të paraqitur në figurë, mjeti që ka zënë korsinë e mesit mund të kthehet majtas ose djathtas
Pyetja 5 nga 40
1 pikë
Sinjali në figurë paraqet përdorimin e korsive në një karrexhatë me tri korsi dhe me një sens lëvizjeje për qarkullim
Pyetja 6 nga 40
1 pikë
Trekëndëshi i lëvizshëm i rrezikut sinjalizon mjete të ndaluara në karrexhatë jashtë qendrave të banuara, në kushtet e shikueshmërisë së kufizuar
Pyetja 7 nga 40
1 pikë
Sinjali në figurë tregon se lejohen të kalojmë ngushtimin e rrugës kur jemi të sigurt se mjetet përballë na kanë dhënë përparësi
Pyetja 8 nga 40
1 pikë
Për rritjen e sigurisë ne qarkullim duhet që gomat drejtuese të jenë rregullisht të fryra sipas të dhënave nga fabrika prodhuese e mjetit
Pyetja 9 nga 40
1 pikë
Sinjalistika horizontale e paraqitur në figurë lejon të kapërcehen vijat nëse jemi të bindur se nuk ka rrezik
Pyetja 10 nga 40
1 pikë
Në kryqëzimin e paraqitur në figurë mjeti D kalon mbas mjetit B
Pyetja 11 nga 40
1 pikë
Vijat gjatësore të kufirit të karrexhatës janë të vazhduara (të pandërprera) kur ndajnë karrexhatën nga korsia e emergjencës
Pyetja 12 nga 40
1 pikë
Sinjali në figurë, si rregull, gjendet 150 m përpara pikës së nisjes së rrezikut
Pyetja 13 nga 40
1 pikë
Pozicioni i punonjësit të policisë rrugore, me krahë të hapura të shtrira sipas drejtimit tonë të lëvizjes, si në figurë, tregon se; mund të kthehemi djathtas, duke i dhënë paraprakisht përparësi këmbësorëve që kalojnë karrexhatën në të cilën futemi me mjet
Pyetja 14 nga 40
1 pikë
Numri i personave të transportueshëm në një automjet shënohet në lejen e qarkullimit, por nuk përfshin drejtuesin e tij
Pyetja 15 nga 40
1 pikë
Përdorimi i sinjaleve tregues të drejtimit është i detyrueshëm kur ndalojmë për shkak të ndërprerjes së qarkullimit
Pyetja 16 nga 40
1 pikë
Sinjali në figurë tregon detyrimin për të ndaluar në doganën e shtetit
Pyetja 17 nga 40
1 pikë
Lejedrejtimi tërhiqet, gjatë qarkullimit kur zotëruesi ka konvertuar lejedrejtimin e tij me një leje drejtimi të huaj
Pyetja 18 nga 40
1 pikë
Sinjali në figurë tregon se qëndrimi është i ndaluar përgjatë 2 kilometrave
Pyetja 19 nga 40
1 pikë
Në kryqëzimin e paraqitur në figurë mjeti R kalon i fundit
Pyetja 20 nga 40
1 pikë
Sinjali në figurë paralajmëron se duhet të rregullojmë shpejtësinë dhe nëse është e nevojshme të ndalojmë lëvizjen
Pyetja 21 nga 40
1 pikë
Sistemi i frenimit kundër bllokimit të rrotave (ABS) në rrugët e lagura nuk vepron
Pyetja 22 nga 40
1 pikë
Për të ulur konsumin e karburantit është mirë që shpejtësia e lëvizjes të mbahet sa më e njëtrajtshme
Pyetja 23 nga 40
1 pikë
Sinjali në figurë është një sinjal vertikal që paralajmëron rrezik
Pyetja 24 nga 40
1 pikë
Në sinjalin e paraqitur në figurë feneri i tipit C tregon një korsi të rezervuar për motorët
Pyetja 25 nga 40
1 pikë
Përdorimi i barnave qetësues nga drejtuesi i mjetit mund ti shkaktojë atij ulje të vëmendjes
Pyetja 26 nga 40
1 pikë
Paneli plotësues në figurë tregon një pjesë të rrugës ku mund të ndeshim mjete të rënda në lëvizje të ngadaltë
Pyetja 27 nga 40
1 pikë
Distanca e sigurisë varet nga shpejtësia e mjetit që po na ndjek pas
Pyetja 28 nga 40
1 pikë
Në kryqëzimin e paraqitur në figurë të gjithë drejtuesit e mjetit duhet të jenë shumë të sigurte për të shmangur aksidentet
Pyetja 29 nga 40
1 pikë
Mjeteve me dy rrota nuk u ndalohet qarkullimi nga sinjali në figurë
Pyetja 30 nga 40
1 pikë
Sinjali në figurë tregon se lejon qarkullimin e autoveturave mbi të dyja korsitë
Pyetja 31 nga 40
1 pikë
Sinjalistika horizontale e paraqitur në figurë është një zonë e vijëzuar ku ndalohet qarkullimi i mjeteve
Pyetja 32 nga 40
1 pikë
Sinjali në figurë u tregon drejtuesve të mjeteve se janë duke hyrë në territorin e rrethit të Tiranës
Pyetja 33 nga 40
1 pikë
Sinjali në figurë është i vendosur në vendin ku këshillohet ky ndryshim i drejtimit për kamionët me peshë të plotë mbi 3.5 ton
Pyetja 34 nga 40
1 pikë
Sinjalistika horizontale e paraqitur në figurë mund të shoqërohet edhe me sinjal vertikal përkatës
Pyetja 35 nga 40
1 pikë
Sinjali në figurë urdhëron kalimin djathtas ose majtas një kantieri rrugor të mundshëm
Pyetja 36 nga 40
1 pikë
Përgjegjësia civile e lidhur me aksidentet rrugore bazohet në parimin sipas të cilit çdo dëm duhet të dëmshpërblehet
Pyetja 37 nga 40
1 pikë
Drita e kuqe në semaforin normal mund të këtë përmasa më të mëdha se drita jeshile dhe e verdhë
Pyetja 38 nga 40
1 pikë
Sinjali në figurë në autostrada gjendet në distancë mbi 150 metra larg nga kryqëzimi
Pyetja 39 nga 40
1 pikë
Sipas sinjalistikës horizontale të paraqitur në figurë, mjeti i pozicionuar si në figure lejohet të kalojë kryqëzimin pa ndaluar para kryqëzimit, kur nuk ka mjete djathtas
Pyetja 40 nga 40
1 pikë
Sinjalet e ndriçuara në figurë me shigjetë jeshile të ndezur lejon vazhdimin e lëvizjes sipas drejtimit të shigjetës