Shqipëri - Test 6

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Vijat e bardha gjatësore të ndërprera

a) shërbejnë për të ndarë rrugët me karrexhata të pavarura
b) kufizojnë pistat për biçikletat
c) mund të kapërcehen kur janë respektuar të gjitha rregullat e tjera të qarkullimit

2. Sinjali Nr. 24

a) mund të shoqërohet me panele plotësuese
b) është një sinjal vertikal rreziku
c) si rregull, vendoset 150 m përpara pikës së nisjes së rrezikut

3. Sinjali nr.164

a) tregon detyrimin për të ndaluar në doganën francezë pas një 1 km
b) paralajmëron kufirin e shtetit me vende anëtare të Komunitetit Europian
c) detyron të ndalosh për kontroll doganor kur kalon kufirin mes dy vendeve anëtare të Komunitetit Europian

4. Sinjali nr.197

a) tregon një qytet që përshkohet nga një autostradë dhe një rrugë interurbane kryesore
b) tregon kufijtë e shpejtësisë për kamionët dhe autobusët
c) tregon se shpejtësia maksimale në rrugët interurbane (jashtëqytetëse) kryesore në Shqipëri është 90 km/orë

5. Paneli plotësues

a) nr.143/A tregon afrimin e një kthesa me rreze të vogël
b) nr.143/B tregon distancën me kthesat e tjera
c) nr.143/A tregon afrimin e një kthese të rrezikshme

6. Sipas sinjalistikës horizontale të paraqitur në fig. 583

a) jemi në një karexhatë me dy korsi me një sens lëvizje
b) jemi në një karrexhatë me dy sense lëvizje
c) mjeti H lejohet të kalojë kryqëzimin pa ndaluar para kryqëzimit kur nuk ka mjete djathtas

7. Një nga kushtet për tu pajisur me lejedrejtimi është

a) të ketë mbushur moshën 16 vjeç, për të drejtuar motoçikleta
b) të ketë mbushur moshën 16 vjeç, për të drejtuar motomjete
c) të ketë mbushur moshën 18 vjeç, nëse kërkohet lejedrejtimi të kategorisë A

8. Për qëllime të sigurisë rrugore, drejtuesi i mjetit duhet

a) të përshkojë pjesët e rrugës në zbritje me levën e marshit në pozicionin neutral
b) në udhëtimet e gjata të bëjë ndalesa të ndërmjetme
c) të lehtësojë hyrjen në rrugë të mjeteve që dalin nga një garazh apo parkim

9. Pushimi i mjetit është i ndaluar

a) në afërsi të sinjaleve rrugore nëse bëhet pengesë për shikueshmërinë e tyre
b) në tunele
c) në zonat urbane në prani të sinjalit nr. 84,?Ndalim pushimi? nga ora 8:00 deri në 20:00

10. Për qëllime të sigurisë, është e rrezikshme

a) të qëndrosh përgjatë autostradës për të marrë pasagjerë
b) të parkosh mjetin, natën, jashtë karrexhatës
c) të qarkullosh me mjetin kur sa po i ke vendosur goma të reja

11. Drejtuesit e mjeteve me motor duhet të aktivizojnë sinjalizimin e ndritshëm të rrezikut

a) kur mendojmë se mjeti që është pas nesh, nuk ruan distancën e sigurisë
b) gjatë kohës që ndalojmë për të vendosur apo rimarrë trekëndëshin e rrezikut
c) kur lëvizet në rreshta paralelë jashtë qendrave të banuara

12. Kur i dëmtuari paraqet gjëndje shoku duhet

a) t?i jepen sasi të vogla pije alkoolike
b) të ngrihet për të ecur që të riaktivizohet qarkullimi i gjakut
c) të mbulohet sa më mirë të jetë e mundur

13. Në mjetet me motor shkak për zhurmat mund të jetë

a) përdorimi i borive të pamiratuara nga fabrika prodhuese
b) përdorimi i sistemit të frenimit në kushte normale
c) abuzimi me sistemin e sinjalizimit akustik (borinë)
d) përdorimi i ujit të zakonshem në sistemin e ftohjes