Shqipëri - Test 7

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Korsia e lëvizjes

a) shërben për hyrjen dhe daljen e mjeteve nga karrexhata
b) normalisht, është e kufizuar me shenja horizontale
c) lejon kalimin e një rreshti të vetëm automjetesh

2. Sinjali Nr. 9

a) është sinjal vertikal rreziku
b) tregon se ndalohet qëndrimin si në afersi ashtu dhe pergjatë ?Kalimit në nivel pa pengesa?
c) vendoset i bashkërenduar me panelin distancometrik me tre shirita të kuq të pjerrët

3. Sinjali Nr. 52

a) mund të përsëritet në format të vogël para dhe pas çdo kryqezimi për të treguar vazhdimin e rrugës kryesore
b) tregon një kryqëzim me përparësi vetëm për mjetet që vijnë nga e djathta
c) kërkon që të sigurohemi se mjetet që vijnë nga rrugë anësore të na kenë dhënë përparësi

4. Sinjali nr. 185

a) tregon se për të shkuar në det me pisha duhet të marrim drejtimin djathtas
b) vendoset vetëm në stinën e verës
c) tregon se për të shkuar në portin turistik duhet lëvizur drejt

5. Sinjali nr. 272 tregon

a) një vend qëndrimi për autovetura të shërbimit publik
b) tregon një korsi të rezervuar për lëvizjen e mjeteve ?TAKSI?
c) një zonë të përcaktuar për parkimin e mjeteve të shërbimit ?TAKSI?

6. Situata e paraqitur në fig. 604 tregon se

a) mjeti D mund të kaloje para mjetit R
b) mjeti A ka krahun e djathtë të zënë
c) çdo mjet ka krahun e djathtë të zënë

7. Përfshihet në dokumentacionin për qarkullim me mjet

a) çertifikata e sigurimit të detyruar
b) kontrata e fitimit të pronësisë së mjetit
c) leja e drejtimit e vlefshme për kategorinë përkatëse të automjetit

8. Për qëllime të sigurisë rrugore, drejtuesi i mjetit duhet

a) të qarkullojë gjithmonë në rreshta paralele në rrugët me dy korsi dhe me një sens lëvizje për qarkullimin
b) të përdorë sa më shpesh sinjalizimin akustik, në qendrat e banimit
c) në udhëtimet e gjata të bëjë ndalesa të ndërmjetme

9. Nëse gjatë lëvizjes gjendemi para një pengese e cila nuk mundëson këmbimin me mjetet që vijnë përballë

a) duhet të ndalemi në krahun e djathtë të karrexhatës, për t?u dhënë atyre përparësi edhe pse jemi në ngjitje
b) duhet të sinjalizojmë me drita sepse kemi përparësinë e lëvizjes
c) duhet të ndalemi dhe nëse nuk ka mundësi, të pozicionohemi në buzën e djathtë të karaxhatës, për t?u dhënë atyre përparësi

10. Në autostrada lejohet të qarkullojnë

a) autokarrot me peshë bosh mbi 400 kg
b) gjysëmërimorkiatorët
c) autotrenat

11. Rripat e sigurimit

a) lejojnë që t?i mbash fëmijët në krah në sediljet e përparme pa rrezik
b) kur qarkullojmë me shpejtësi të ulët nuk janë shumë të nevojshëm
c) gjatë qarkullimit në qendrat e banuara nuk janë të domosdoshëm

12. Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit

a) është i ndaluar vetëm në autostrada
b) është i lejuar në mungesë të pasagjerëve në mjet
c) e bën më të sigurtë atë, sepse i largon lodhjen gjatë drejtimit

13. Për të siguruar qëndrueshmërinë e mjetit në kthesa duhet që

a) në kthesat e ngushta të levizët me shpejtësi të ulët
b) të mbahen mbi mjet vetëm ngarkesat të rënda
c) të zvogëlohen ose të shmangen ngarkesat e larta mbi mjet, aty ku është e mundur
d) të qëndrohet në mes të rrugës për të zvogëluar rrezen e saj