Shqipëri - Test i rastit

Testi përmban 13 pyetje në total, 12 pyetje nga 3 nënpyetje, ndërsa 1 pyetje ka 4 nënpyetje, me alternativa të kombinuara pozitive e negative. Secila përgjigje e saktë vlerësohet me nga 1 pikë.

Për të kaluar testin ju duhet të mbledhni 33 apo më shumë pikë nga gjithsej 40 pikë.

1. Shigjetat drejtuese të shënuara mbi karrexhatë (fig. 547)

a) i tregojnë drejtuesve të mjeteve që të vendosen në korsi sipas drejtimit të shigjetave për të zgjedhur drejtimin e dëshiruar
b) janë me ngjyrë jeshile kur shkruhen në autostrada
c) detyrojnë të ndjekësh drejtimin e shigjetës edhe kur korsitë ndahen me vija gjatësore të ndërprera

2. Sinjali Nr.70

a) është i vlefshëm vetëm për automjetet me rimorkio për transport mallrash
b) mund të shoqërohet me një panel plotësues që kufizon peshën maksimale të rimorkios që lejohet të qarkullojë
c) lejon qarkullimin e mjeteve që tërheqin një karrel shtesë

3. Sinjali nr.103

a) i tregon drejtuesit të mjetit kalimet e lejuara
b) është sinjal tregues i identifikimit të rrugëve
c) si rregull, shoqërohet me sinjalin ?rrethqarkullim?

4. Sinjali nr.166

a) paralajmëron që duke u kthyer djathtas, mund të arrijmë në qendër të qytetit
b) tregon vendet që mund të arrihen nga ky kryqëzim
c) është sinjal kryqëzimi në një rrugë interurbane (ndërqytetëse)

5. Simboli i paraqitur në fig. 698

a) është komandë që zëvendëson trekëndëshin e rrezikut të mjetit të ndaluar
b) vendodet bashke me llambën spiune të sinjalit të emergjencës
c) tregon komandën që vihet në veprim në rast emergjence

6. Në kryqëzimin e paraqitur në fig 641

a) mjeti N i jep përparësi mjetit B
b) mjeti B e ka krahun e djathtë të bllokuar nga mjeti D
c) mjeti R i jep përparësi mjetit N

7. Lejeqarkullimi tërhiqet nga organet e kontrollit, kur

a) nuk ka kryer rifreskimin e lejes të qarkullimit për kalimin e pronësisë
b) pa kryer ndryshimet për vlefshmërinë e lejedrejtimit
c) 40km/orë mbi kufijtë maksimalë të shpejtësisë së lejuar

8. Përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe, kufiri maksimal i shpejtësisë është

a) 60 km/orë për autokarrot jashtë qendrave të banuara
b) 25 km/orë për makinat bujqesore, brenda qendrave të banuara, kur kanë rrota pneumatike
c) 40 km/orë për makinat teknologjike, jashtë qendrave të banuara, kur kanë rrota pneumatike

9. Gjatë kryerjes së manovrës së parakalimit duhet të sigurohemi që

a) sinjalizimi rrugor e lejon atë
b) drejtuesi i mjetit që do të parakalojmë ka ndezë sinjalin e djathtë
c) të kemi hapësirë të lirë të mjaftueshme për kryerjen e sajë

10. Kur lëvizim me mjet në rrugë me akull, është e nevojshme

a) të rritet shpejtësia e lëvizjes së mjetit për të dalë sa më shpejt nga zona e rrezikshme
b) të zvogëlohet dukshëm shpejtësia
c) të përdoret marshi i ulët në përshkimin e pjerrësive të forta (ne zbritje), për të shfrytezuar aftësine frenuese të motorit

11. Përdorimi i fenerëve joverbues gjatë qarkullimit

a) është i detyrueshëm ditën jashtë qendrave të banuara
b) është i detyrueshëm edhe ditën kur transportojmë të aksidentuar
c) është i ndaluar në qendrat e banuara

12. Nëse i lënduari në një aksidenti rrugor ka një plagë me gjak, duhet

a) të mbahet i dëmtuari në pozicion ulur ose shtrirë
b) t?i jepet atij të pijë ujë ose çaj nëse është pa ndjenja
c) të nxirren menjëherë trupa të huaj të pranishëm në të, pastaj të mbulohet

13. Për të kufizuar zhurmën që lëshojnë mjetet me motor, është e nevojshme

a) të zëvendësojmë marmitën e prishur me një tjetër të miratuar për të njëjtin mjet
b) të kontrollohen frenat nëse fishkëllejnë gjatë frenimeve
c) të ndryshohet sistemi i shuarjes së zhurmave, sipas dëshirës, në mënyrë që të përmirësohet rendimenti i motorit
d) të përdoret sistemi i sinjalizimit zanor vetëm kur është e domosdoshme