AutoShkolla
Online
Testet
Përkufizimet
Video Ilustrime
Rreth nesh
Shqipëri
Kosovë
Maqedoni e Veriut
Северна Македонија
Shqipëri
Kosovë
Maqedoni e Veriut
Северна Македонија
Testi 32
Pyetja
1 nga 30
4 pikë
Në cilat raste lejohet përdorimi i shiritit nr. 1 në autoudhë?
Për lëvizjen e mjeteve të cilat nuk mund të lëvizin me shpejtësi mbi 60 km/h.
Për tejkalim të automjetve të cilat lëvizin shumë ngadal.
Për ndalje të detyrueshme në rast të defektit në automjet.
Testi 32
Pyetja
2 nga 30
4 pikë
Si duhet vepruar shoferi i automjetit të udhëtarëve (veturës), deri sa jeni duke e tejkaluar?
Nuk i lejohet rritja e shpejtësisë së lëvizjes.
Të lëvizë sa më afër mesit të rrugës.
Të lëvizë sa më afër skajit të djathtë të rrugës.
Testi 32
Pyetja
3 nga 30
4 pikë
Çka duhet të keni parasysh në këtë situatë?
Në kufizim të shpejtësisë së lëvizjes.
Në afërsi të kthesës së rrezikshme djathtas.
Në respektim të shenjave të trafikut.
Testi 32
Pyetja
4 nga 30
4 pikë
Çka paralajmëron kjo shenjë e trafikut?
Përplasje gurësh.
Shembje gurësh.
Rrugën me gunga.
Testi 32
Pyetja
5 nga 30
4 pikë
Çka tregon kjo shenjë e trafikut?
Ndalim trafiku në dy kahe.
Ndalim trafiku në një kah.
Mbarim i të gjitha ndalesave.
Testi 32
Pyetja
6 nga 30
4 pikë
Çka tregon kjo shenjë e trafikut?
Shtegun për këmbësorë dhe biçikleta.
Vendkalimin e shënuar për këmbësorë dhe biçikleta.
Ndalim trafiku për këmbësorë.
Testi 32
Pyetja
7 nga 30
4 pikë
Çka tregon kjo shenjë e trafikut?
Mbylljen (reduktimin) e shiritit të trafikut.
Fillimin e shiritit të trafikut.
Hyrjen në autoudhë.
Testi 32
Pyetja
8 nga 30
4 pikë
Çka tregon kjo shenjë e trafikut?
Daljen nga autoudha.
Daljen nga rruga nacionale.
Daljen nga zona urbane.
Testi 32
Pyetja
9 nga 30
3 pikë
Çka e karakterizon sigurinë e shoferit në trafikun rrugor?
Kultura në trafikun rrugor.
Zotësia e parashikimit të situatës.
Ngasja me shpejtësi maksimale që zhvillon automjeti.
Testi 32
Pyetja
10 nga 30
3 pikë
Çka është më rëndësi për shoferin sa i përket shenjave të trafikut?
T’i vërejë me kohë.
T’i dallojë.
Të veprojë sipas domethënies së tyre.
Testi 32
Pyetja
11 nga 30
3 pikë
Nga cili moment fillon rruga e frenimit?
Nga momenti i shtypjes së pedales së frenimit.
Nga momenti i vërejtjes së pengesës.
Nga momenti i ndërrimit të shpejtësisë.
Testi 32
Pyetja
12 nga 30
3 pikë
Cilat rregullat vlejnë për këmbësorë gjatë lëvizjes jashtë zonës urbane?
Duhet ta shfrytëzojë anën e majtë të rrugës në kah të lëvizjes.
Gjatë kohës së pashmërisë së zvogëluar ta mbajë ndonjë mjet ose pajisje reflektuese apo burim drite.
Duhet të jetë çdo herë nën përcjelljen e personit të moshës madhore.
Testi 32
Pyetja
13 nga 30
3 pikë
Në cilat kryqëzime lejohet tejkalimi?
Në kryqëzim i cili rregullohet nga personi i autorizuar.
Në kryqëzim me rrethrrotullim.
Në kryqëzim i cili rregollohet me semafor.
Testi 32
Pyetja
14 nga 30
3 pikë
Cilat janë dënimet nëse shoferi e tejkalon shpejtësinë më tepër se 50km/h jashtë zones urbane?
Shqiptimi i tri pikëve negative
Masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre muajsh.
Dënimi me të holla prej 200 deri 600 euro.
Testi 32
Pyetja
15 nga 30
3 pikë
Në cilat raste jeni të detyruar të ndaleni para vendkalimit hekurudhor?
Nëse para vendkalimit hekurudhor është shenja “Ndalje e obligueshme”.
Nëse barrierat kanë filluar të lëshohen.
Nëse janë të ndezura dritat e kuqe.
Testi 32
Pyetja
16 nga 30
3 pikë
A lejohet ngarkesa në mjet kalon pikën më të skajshme në anën e pasme më tepër se 1m?
Jo, në asnjë rast.
Po, sipas rregullave të parapara.
Po, vetëm deri 1 metër.
Testi 32
Pyetja
17 nga 30
3 pikë
Kur shoferi i automjetit duhet t’i ketë të ndezura dritat e shkurtra ose dritat e ditës?
Gjatë tërë kohës së drejtimit.
Vetëm gjatë kushteve të vështira atmosferike.
Vetëm natën, nëse rruga nuk ka ndriçim rrugor.
Testi 32
Pyetja
18 nga 30
3 pikë
Në rrugën anësore nuk ekziston vendkalimi i këmbësorëve. Si do të silleni?
Do t’u jap përparësi kalimi këmbësorëve.
Duhet ta vazhdoj lëvizjen pa u ndalur pasi që nuk ekziston vendkalimi për këmbësorë.
Do të rris kujdesin dhe do të zvogëloj shpejtësinë.
Testi 32
Pyetja
19 nga 30
3 pikë
Çka duhet të keni parasysh gjatë ngasjes nëpër rrugë me akull?
Mund të shkaktohet rrëshqitja e mjetit.
Zvogëlohet kontakti ndërmjet rrotave dhe rrugës.
Në zvogëlim të kohës së reagimit.
Testi 32
Pyetja
20 nga 30
4 pikë
Cila shenjë ju detyron të bëni kthimin gjysmërrethor?
Testi 32
Pyetja
21 nga 30
4 pikë
Në semafor ndriçon drita e verdhë vezulluese (me ndërprerje). Çka duhet të keni parasysh në këtë situatë?
Do të ndalem para shenjës.
Do të vazhdoj lëvizjen para automjetit të kuq.
Automjeti i kuq do të vazhdojë lëvizjen i pari.
Testi 32
Pyetja
22 nga 30
4 pikë
Si duhet të jetë rradhitja e kalimit nëpër kryqëzim?
Unë, tramvaji, mopedi.
Mopedi, tramvaji, unë.
Tramvaji, mopedi, unë.
Testi 32
Pyetja
23 nga 30
4 pikë
Cili udhëtregues ju tregon rrugën për në autoudhë?
Testi 32
Pyetja
24 nga 30
4 pikë
Çka duhet të keni parasysh në këtë situatë?
Kamioni kalon i pari në kryqëzim.
Do të ndalem dhe do t’i jap përparësi kalimi këmbësorit.
Unë kam përparësi kalimi në raport me kamionin.
Testi 32
Pyetja
25 nga 30
3 pikë
Cilat veprime nuk lejohen në tunel?
Lëvizja prapa.
Kthimi gjysmërrethor.
Ndezja e dritave të shkurtëra.
Testi 32
Pyetja
26 nga 30
3 pikë
Kur duhet të përdoret rripi i sigurisë?
Gjatë ngasjes brenda zonës urbane.
Gjatë ngasjes jashtë zonës urbane.
Vetëm nëse zhvillohet shpejtësia mbi 30 km/h.
Testi 32
Pyetja
27 nga 30
3 pikë
Çka i ndalohet shoferit të qerres?
Ta drejtojë qerren pa zile ose pa vinç për frenim.
Ta mbingarkojë qerren.
Ta drejtojë qerren gjatë kushteve të vështira atmosferike ( shi, borë)
Testi 32
Pyetja
28 nga 30
2 pikë
Çka duhet kontrolluar te automjeti që të kursehet karburanti?
Shtypja e ajrit në pneumatikë (goma).
Filteri i ajrit.
Pajisjet sinjalizuese.
Testi 32
Pyetja
29 nga 30
2 pikë
Cilat janë pajisjet e transmisionit?
Friksioni.
Ndërruesi i shpejtësisë.
Boshti i kardanit.
Testi 32
Pyetja
30 nga 30
2 pikë
Si mund të ndikojë alkoholi te shoferi?
Zvogëlon aftësinë për ngasje.
Zgjat kohën e reagimit.
Zvogëlon fushën e dukshmërisë.
Pas
Para