AutoShkolla
Online
Testet
Rreth nesh
Shqipëri
Kosovë
Maqedoni e Veriut
Северна Македонија
Deutschland
Shqipëri
Kosovë
Maqedoni e Veriut
Северна Македонија
Deutschland
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
1 nga 18
3 pikë
Çdo shofer pas marrjes së patentë shoferit të kategorisë “D”, pavarësisht nga ajo që tani më e ka atë të kategorisë “C”:
llogaritet për shofer – fillestar, në periudhë prej dy vitesh nga marrja e patentë shoferit
nuk llogaritet për shofer – fillestar, meqenëse paraprakisht ka përvojë shoferi
llogaritet për shofer fillestar në periudhë vetëm prej një viti nga skadimi i saj
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
2 nga 18
3 pikë
Masa më e madhe e përgjithshme e lejuar e automjeteve motorike dhe grup automjetesh nuk guxon të jetë më e madhe se:
36 ton
38 ton
40 ton
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
3 nga 18
3 pikë
Gjatë kryerjes së transportit të brendshëm të mallit, përveç licencës transportuesi në automjet është i detyruar të ketë:
CEMT leje
TIR karnet
urdhëresë udhëtimi dhe fletë ngarkesë
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
4 nga 18
3 pikë
Sistemi për navigacion, GPS (Sistemi Global Pozicional) shërben për:
orientim të shoferit gjatë drejtimit me automjetin
përmirësimin e sinjalit të radios në automjet
frenim efikas dhe racional të automjetit
matjen e numrit të rrotullimeve në automjetin motorik
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
5 nga 18
3 pikë
Në nënkategorinë ``C1`` bëjnë pjesë automjete të ndryshme motorike nga ato të kategorisë “D”, ku masa e përgjithshme e të cilave është më e madhe se:
7.500 kg
3.500 kg, por jo më shumë se 7.500 kg
5.000 kg, por jo më shumë se 9.500 kg
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
6 nga 18
5 pikë
Shoferi i automjetit transportues të mallrave, i cili qarkullon nëpër korsinë e majtë të komunikacionit në rrugë jashtë vendbanimit (si në fotografinë):
gjatë parakalimit është i obliguar, që automjetin e vet ta mbajë në distancën e nevojshme nga automjeti që e parakalon
në mënyrë jo të rregullt bën parakalimin sipas sinjalizimit horizontal të rrugës
nuk guxon të fillojë me parakalimin në këtë pjesë të rrugës
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
7 nga 18
3 pikë
Pas vozitjes së pandërprerë prej katër orësh e gjysmë, shoferi që drejton me autobus, është i detyruar që të bëjë ndërprerje të vozitjes më së paku për 45 minutash, apo më shumë ndërprerje prej:
më së paku 15 minuta, nga e cila kohëzgjatje përgjithshme nuk guxon të jetë më e vogël se 45 minuta
më së paku 10 minuta, nga e cila kohë zgjatje nuk guxon të jetë më e vogël se 40 minuta
më së paku 15 minuta, nga e cila kohëzgjatje nuk guxon të jetë më e vogël se 30 minuta
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
8 nga 18
3 pikë
Gjatësia më e madhe e lejuar e automjetit për transport të mallrave, është:
12 metra
10 metra
6 metra
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
9 nga 18
3 pikë
Gjatë kohës së drejtimit me automjet në rrugë, shoferi duhet t’i ketë të ndezura:
dritat për shënimin e automjetit
së paku dritat e mesme
dritat për mjegull
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
10 nga 18
3 pikë
Te automjetet për transport të mallrave, në vendin për vendosjen e ngarkesës:
nuk guxon të barten persona
mund të barten persona vetëm në rrugët lokale
mund të barten më së shumti pesë persona të cilët punojnë në ngarkim dhe shkarkim të mallit
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
11 nga 18
3 pikë
Frenimi punues i mjetit bashkëngjitës patjetër duhet të fillojë:
njëkohësisht apo para frenimit të automjetit motorik tërheqës
një deri më tre sekonda pas frenimit të automjetit tërheqës
tre deri më pesë sekonda pas frenimit të automjetit tërheqës
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
12 nga 18
5 pikë
Sipas situatës së treguar në fotografi, automjeti që tërhiqet me varje, është me:
me defekt të pajisjes për ndërrimin e shkallës së veprimit të shpejtësisë (transmisionit)
defekt të pajisjes për drejtim dhe pajisjes për frenim
defekt të sistemit për ftohje të motorit
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
13 nga 18
3 pikë
Automjetet me të cilat bëhet transporti publik i udhëtarëve, u nënshtrohen kontrollimit teknik në çdo:
tre muaj
gjashtë muaj
12 muaj
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
14 nga 18
3 pikë
Lartësia më e madhe e lejuar e automjeteve motorike është:
3,8 metra
4 metra
4,4 metra
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
15 nga 18
3 pikë
Autobusët që qarkullojnë në linjën komunale për transport të udhëtarëve patjetër duhet ta theksojnë numrin e linjës si dhe vendin e nisjes dhe të destinacionit të fundit në vend të dukshëm në:
pjesën e parme dhe të prapme të autobusit
në të dy anët anësore të autobusit
në pjesën e parme të djathtë dhe në pjesën anësore të djathtë të autobusit
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
16 nga 18
3 pikë
Shenjat për dimensionet, të vendosura në pjesët anësore të pneumatikut radial (295/80 R 22,5) japin të dhëna për:
gjerësinë dhe lartësinë (përqindje nga gjerësia) në pneumatikun në milimetra dhe diametrin e bandazhit të shprehur në inç
thellësinë e larave të pneumatikut në milimetra dhe shtypjen e rekomanduar në bar
lartësinë e pneumatikut në milimetra dhe diametrin e bandazhit në decimetra
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
17 nga 18
3 pikë
Autobusi me të cilin barten grupe fëmijësh, shënohet me shenjë të posaçme:
vetëm kur qarkullon në vendbanim
vetëm kur qarkullon jashtë nga vendbanimi
kudo që qarkullon në rrugë komunikacioni
Kat. D,D1
Test i Rastit
Pyetja
18 nga 18
5 pikë
Shpejtësia e lëvizjes së autobusit, me të cilin bëhet bartja e organizuar e fëmijëve, kur qarkullon në autostradë (si në fotografi) kufizohet në:
80 km/h
90 km/h
100 km/h
Pas
Para