Termat e përdorur në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Drita e parë e mëngjesit para lindjes së diellit
Ngjarje në rrugë në të cilën merr pjesë së paku një mjet në lëvizje, në të cilin si pasojë, një apo më shumë persona kanë vdekur deri tridhjetë (30) ditë pas aksidentit, ose janë lënduar, ose është shkaktuar dëm material. Aksident i trafikut nuk konsiderohet kur makina e punës, motokultivatori, traktori apo karroca gjatë kryerjes së punëve rrëshqet, rrokulliset, ndeshet me ndonjë pengesë natyrore gjatë lëvizjes nëpër rrugë të pa kategorizuar apo nëpër punishte ku nuk merr pjesë ndonjë mjet tjetër ose këmbësor dhe në këtë ngjarje personit tjetër nuk i shkaktohet dëm material
Kalimi me mjet pranë një mjeti tjetër të ndalur a të parkuar, ose pranë një objekti që gjendet në shiritin e trafikut nëpër të cilin lëviz mjeti rrugor
Mjet motorik që shërben për transport të udhëtarëve, dhe i cili përveç ulëses së shoferit i ka së paku edhe tetë(8) ulëse të tjera
Mjet motorik që shërben për transport të fëmijëve, përkatësisht të nxënësve
çdo mjet që lëviz në rrugë me fuqi të motorit të vet, përveç mjeteve që lëvizin nëpër binarë dhe mjeteve ndihmëse për këmbësorë
Mjet që shërben për transport të personave, i cili përveç ulëses së shoferit ka më së shumti tetë (8) ulëse
Automjetet të cilat përdorin pajisje sinjalizuese me drita të kuqe të kaltër dhe pajisje akustike me intensitet të ndryshueshëm, si dhe me automjete të zakonshme të policisë gjatë sinjalizimit kur bëjnë përcjelljen e personaliteteve shtetërore ose mjetet tjera të autorizuara të cilat e bëjnë përcjelljen e personaliteteve
Rrugë publike që shërben vetëm për lëvizje të mjeteve motorike, e cila është e shënuar me shenjë të posaçme të trafikut dhe e cila i ka dy shirita rrugorë të ndarë fizikisht për lëvizje nga kahe të kundërta
Mjet me veprim motorik dhe mjetet e bashkangjitura, të cilat në trafikun rrugor marrin pjesë si tërësi
Mjet rrugor që ka së paku dy (2) rrota dhe që lëviz me fuqinë e biçiklistit
është personi i cili e drejton biçikletën në trafikun rrugor
Dëmi i shkaktuar në objekte apo në mjetet të cilat nuk u dëmtohet sistemi i drejtimit dhe ndalimit, të cilat mund të lëvizin në mënyrë të pavarur në rrugë
Veprim të cilin në kushte të caktuara shoferi është i obliguar ta bëjë me ndalje të mjetit, me zvogëlim të shpejtësisë së lëvizjes ose me ndërprerje të veprimit të cilin e kryen me mjet dhe në atë mënyrë nuk e detyron shoferin e mjetit tjetër që ta ndërrojë drejtimin ose të frenojë me vrull
Rrethanë kur nuk mund të vihet re a të dallohet qartë ambienti në të cilin ndodhet pjesëmarrësi në trafik, prej muzgut deri në agim, si dhe gjatë kushteve të vështira atmosferike nga agimit deri në muzg
Hapësira e kufizuar të cilën pjesëmarrësi në trafik mund ta shohë nga vendi ku gjendet, për shkak të rrugës me kthesa të padukshme, me kurrize apo për shkak të ndonjë pengesë fizike, të ndonjë objekti apo të ngjashme
Mjet i bashkëngjitur pa boshtin e përparmë, i konstruktuar në atë mënyrë që një pjesë e masës së tërësishme të saj bartet në mjetin tërheqës nëpërmjet pjesës së vet të përparme, me anën e së cilës mbështetet në mjetin tërheqës
Hapësirë e caktuar për kryerje të kontrollimit fillestar apo më të detajuar të rregullsisë teknike në rrugë, e cila mund të jetë e pajisur me pajisje të montuar në mënyrë të përhershme për testimhapësirë e caktuar për kryerje të kontrollimit fillestar apo më të detajuar të rregullsisë teknike në rrugë, e cila mund të jetë e pajisur me pajisje të montuar në mënyrë të përhershme për testim
Sipërfaqe e ngritur ose e shënuar në një mënyrë tjetër, e cila gjendet në rrugën qarkulluese dhe e cila është caktuar për qëndrim të përkohshëm të këmbësorëve të cilët kalojnë nëpër rrugën për hyrje ose dalje nga mjeti që kryen transport publiksipërfaqe e ngritur ose e shënuar në një mënyrë tjetër, e cila gjendet në rrugën qarkulluese dhe e cila është caktuar për qëndrim të përkohshëm të këmbësorëve të cilët kalojnë nëpër rrugën për hyrje ose dalje nga mjeti që kryen transport publik
çdo automjet që shërben për transportim të ngarkesës
Masa e lejuar deri në të cilin mjeti rrugor lejohet të ngarkohet, sipas deklaratës së prodhuesit të mjetit
Mjet me veprim motorik me katër rrota, tek e cila, nëse lëviz me energji elektrike, masa e zbrazët pa bateri nuk i kalon katërqind (400) kg nëse është paraparë për transport të udhëtarëve, përkatësisht pesëqindepesëdhjetë (550) kg nëse është e paraparë për transport të mallrave, ndërsa forca e motorit nuk i kalon pesëmbëdhjetë (15) kw
Mjet me veprim motorik me katër rrota tek e cila, nëse lëviz me energji elektrike, masa e zbrazët pa bateri nuk i kalon treqindepesëdhjetë (350) kg, kapaciteti i punës së motorit me benzinë nuk është më i madh se pesëdhjetë (50) cm³, kurse fuqia më e madhe e motorit nuk i kalon katër (4) kw, nëse ka të bëjë me lloj tjetër të motorit, në rrugë të rrafshët nuk mund të zhvillojë shpejtësi më të madhe se dyzetepesë (45) km/h
është personi i përfshirë në trafikun rrugor, i cili ecën në rrugë dhe mund të tërheqë ose shtyjë një mjet, ose të lëvizë me karrocë me shpejtësinë e një këmbësori ose të shtyjë një karrocë të tillë, dhe personi që përdor një mjet tjetër transporti për lëvizje, i cili nuk është mjet sipas këtij ligji
Mjet transportues që shërben për tërheqje të gjysmërimorkios
Grupi i organizuar i këmbësorëve të drejtuar nga udhëheqësi ose nga komanduesi i tyregrupi i organizuar i këmbësorëve të drejtuar nga udhëheqësi ose nga komanduesi i tyre
Vargu i së paku tri (3) mjeteve, përveç biçikletave, traktorëve, makinave të punës a qerreve që tërhiqen nga kafshë, mjete që janë të ndaluara në rrugë apo që lëvizin në shirit të njëjtë të trafikut në të njëjtin kah gjatë të cilit shpejtësia e lëvizjes së tyre dhe veprimi i shoferëve janë të kushtëzuara në mes vete dhe në mes të të cilave mjete nuk mund të hyjë në mënyrë të papenguar mjeti tjetër
Personi fizik ose juridik, i autorizuar nga Ministria apo komuna për mirëmbajtje të rrugëve, për zhvendosje të mjeteve apo për shërbime të tjera në kuadër të këtyre institucioneve
çdo kryqëzim, bashkëngjitje apo ndarje e rrugëve në të njëjtin niveLçdo kryqëzim, bashkëngjitje apo ndarje e rrugëve në të njëjtin nivel
Kthim i mjetit për njëqindetetëdhjetë (180) shkallë nga kahu i deritashëm i lëvizjes me qëllim të ndërrimit të kahut të lëvizjes
Kujdes i shtuar dhe përshtatje e sjelljes së pjesëmarrësit në trafikun rrugor sipas kushteve dhe situatave në rrugë
Veprim të cilin në kushte të caktuara shoferi është i obliguar ta bëjë me ndalje të mjetit, me zvogëlim të shpejtësisë së lëvizjes ose me ndërprerje të veprimit të cilin e kryen me mjet dhe në atë mënyrë nuk e detyron shoferin e mjetit tjetër që ta ndërrojë drejtimin ose të frenojë me vrull
Mjet me veprim motorik, si: cilindri, kositësja, buldozeri, ngarkuesja me pirun, gërmuesi etj., që shërben për kryerje të punëve të caktuara me vegla dhe me pajisje të veta, sipas vetive të tij konstruktive, i cili nuk mund të lëvizë me shpejtësi më të madhe se dyzet (40) km/h
Masa e mjetit të zbrazët pa ekuipazh, pa udhëtarë, pa ngarkesë, me rezervuar të plotë të karburantit, si dhe me veglat e pajimet e detyruara për mjetin
Masa efektive e mjetit rrugor së bashku me masën e ngarkesës që transportohet me mjet, duke përfshirë edhe masën e personave që gjenden në mjet, si dhe masën e mjetit të bashkëngjitur me ngarkesë, në qoftë se i është shtuar mjetit tërheqës
Masa më e madhe e lejuar e mjetit bashkë me ngarkesën e mjetit
Ministria përkatëse për transport
Automjet ose mjet i bashkëngjitur, i projektuar ose i konstruktuar vetëm për bartje të bashkësive të bletëve dhe të cilit nuk i lejohet të bartë asnjë ngarkesë tjetër
Mjet me ose pa veprim motorik që përdoret për qëllime bujqësore a pyjore
Mjet rrugor, i konstruktuar si rimorkio apo gjysmërimorkio, që shërben për tërheqje nga mjeti motorik
Mjet që shërben për transport të personave dhe sendeve, masa më e madhe e lejuar e të cilit nuk i kalon tremijepesëqind (3.500) kg
Mjet i cili është i regjistruar si objekt muzeu ose është i përfshirë në regjistrin qendror të materialeve kombëtare trashëgimore
Automjet apo/dhe mjet i bashkëngjitur, që shërben për fikje të zjarrit
Bashkësia e mjetit e cila përbëhet nga mjeti tërheqës dhe nga mjeti i bashkëngjitur, të lidhura ndërmjet vete me një mekanizëm nyjor
Mjet i cili shfrytëzohet për bartje të kafshëve
Automjet ose mjet i bashkëngjitur, i konstruktuar veçanërisht në atë mënyrë që në të ketë pajisje të përforcuara për mjeti, një pjesë e të cilave kur nuk nevojiten palosen për të zënë më pak hapësirë, si: karriget me tavolinë, krevati (i cili mund të fitohet me tërheqje të karrigeve, elementet e kuzhinës dhe hapësirën për vendosje të rrobave, dhe të cilat mundësojnë përdorimin si mjet kampimi)
Mjet që lëviz me ndihmën e fuqisë motorike dhe që nuk mund të zhvillojë shpejtësi më të madhe se njëzetepesë (25 km/h)
çdo mjet transporti që lëviz nëpër rrugë, përveç karrocave lëvizëse pa motor për persona me aftësi të kufizuara dhe karrocave për fëmijë
Mjet rrugor ose mjet i bashkëngjitur, i cili shërben për kryerje të punëve dhe tek i cili kërkohet konstruksion dhe pajisje speciale
Mjet i bashkëngjitur për qëllime të veçanta, i konstruktuar ose i përshtatur vetëm për nevoja turistike
Mjet me dy (2) ose me tri (3) rrota, tek i cili pa marrë parasysh mënyrën se si vihet në lëvizje, shpejtësia e konstruksionit nuk i kalon dyzetepesë (45) km/h, kapaciteti i punës së motorit me djegie të brendshme është deri në pesëdhjetë (50) cm3 ose me fuqi të vazhdueshme që vihet në lëvizje me elektromotor i cili nuk e kalon fuqinë katër (4) kw
Automjet me dy (2) rrota me ose pa rimorkio anësore, i cili lëviz me fuqi të motorit të vet, me vëllim punues të motorit mbi pesëdhjetë (50) cm3 dhe me mundësi zhvillimi të shpejtësisë së lëvizjes mbi dyzetepesë (45) km/h
Mjet me veprim motorik i cili e ka vetëm një bosht të konstruktuar për tërheqje, për shtyrje a për bartje të veglave të ndërrueshme që shërbejnë për punë të ndryshme bujqësore, përkatësisht për t’i vënë në lëvizje ato vegla, apo për tërheqje të rimorkios
Rrugë publike e paraparë vetëm për lëvizje të automjeteve, e cila është e shënuar si e tillë me shenjë përkatëse të trafikut
Koha pas perëndimit të diellit deri në errësim
çdo ndërprerje e lëvizjes së mjetit në rrugë në kohëzgjatje deri në tre (3) minuta, pos ndërprerjes e cila bëhet për të vepruar sipas shenjës apo rregullës me të cilat rregullohet trafiku
Ndërprerje e lëvizjes kur mjeti është i papërdorshëm për shkak të prishjes ose kur duhet të ndalet për ndonjë arsye tjetër
Kalim me mjet prej një shiriti në shiritin tjetër të trafikut për lëvizje në të njëjtin kah, për shkak të rreshtimit ose lëvizjes më të shpejtë
Pjesa e masës së përgjithshme të mjetit me të cilin boshti i mjetit e ngarkon sipërfaqen e rrugës kur mjeti rrugor ndodhet në gjendje të palëvizshme
çdo ndërprerje e lëvizjes së mjetit në rrugë në kohëzgjatje më shumë se tre (3) minuta, pos ndërprerjes e cila bëhet për të vepruar sipas shenjës apo rregullës me të cilat rregullohet trafiku
Veprim në trafik në kundërshtim me dispozitat e trafikut, me të cilin një pjesëmarrës e detyron pjesëmarrësin tjetër ta ndërrojë mënyrën e deriatëhershme të pjesëmarrjes në trafik
Kalim me mjetin rrugor pranë mjetit tjetër i cili lëviz nga kahu i kundërt nëpër të njëjtën rrugë
Person i cili është i përfshirë në çfarëdo mënyre në aksident në trafikun rrugor
Person i cili në çfarëdo mënyre merr pjesë në trafikun rrugor
Mjet rrugor që shërben për transport dhe që tërhiqet nga kafshët
Dokument publik i cili përdoret gjatë shkaktimit të aksidenteve në trafikun rrugor me dëme të vogla materiale, i cili lëshohet nga organi kompetent
Mjet rrugor i bashkëngjitur, i konstruktuar në atë mënyrë që masën e tërësishme nëpërmjet akseve të veta ta mbartë mbi rrugën qarkulluese
Mjet i bashkëngjitur, masa më e madhe e lejuar e të cilit nuk është më e madhe se shtatëqindepesëdhjetë (750) kg
Mënyrë e sjelljes në trafik për shkak të së cilës vjen deri te rreziku i drejtpërdrejtë për të shkaktuar aksident në trafik
Mekanizëm i cili e ka një shirit me kapëse të sigurt që lidhet me pajisje të bashkëngjitur e cila është e përforcuar në automjet. Është i konstruktuar në atë mënyrë që ta kufizojë lëvizjen e trupit në rast të ngadalësimit të vrullshëm të automjetit apo në rast të një aksidenti, duke e zvogëluar rrezikun e lëndimit të përdoruesit të tij
Lëvizje e mjeteve të cilat nëpër rrugë lëvizin në të njëjtin kah
Rrugë pa sipërfaqe të ndërtuar rrugore dhe pa shtresë rruge, e cila madje as në pikën e lidhjes me rrugën publike nuk ka sipërfaqe të ndërtuar rruge
Pjesa e sipërfaqes rrugore që shërben në rend të parë për lëvizje të mjeteve rrugore
Sistemi i shenjave të trafikut, si: semaforët, sinjalet ndriçuese, shënimet në rrugë, pajisjet dhe pajimet e tjera për rregullim teknik dhe menaxhim të trafikut si sistem unik e të ngjashme
Sipërfaqja e paraparë për qarkullim, gjerësia e së cilës është e mjaftueshme për zhvillim normal të trafikut të një rendi mjetesh rrugore
Pjesa e rrugës qarkulluese në rrugët nacionale ku shiritat rrugorë janë të ndarë fizikisht, që shërben për lëvizje të mjeteve pa motor dhe të mjeteve të ngadalshme me veprim motorik, si: traktori, makinat e punës, motokultivatori apo të ngjashme të cilat nuk mund të lëvizin më shpejtë se tridhjetë (30) km/h për shkak të konstruksionit të tyre
Pjesa gjatësore e shënuar, që shërben për mjete të rënda dhe për mjete të tjera, të cilat me lëvizje të ngadalshme e zvogëlojnë rrjedhën e trafikut
Pjesa gjatësore e shënuar në autostradë, në vende të caktuara në rrugë, si: në tunele, në galeri apo të ngjashme
Pjesa e rrugës qarkulluese që shërben për dalje të mjeteve nga rrjedha e trafikut në rrugë
Pjesa e rrugës qarkulluese që shërben për hyrje të mjeteve në rrjedhën e trafikut nga një rrugë dytësore, përkatësisht nga rrugë të tjera. hyrëse, si: nga pompat e derivateve, nga vendet e caktuara për parkim, si dhe nga objekte të tjera pranë rrugës
Pjesa gjatësore e rrugës qarkulluese që shërben për lëvizje të mjeteve rrugore në një kah me një apo me më shumë shirita të trafikut
është pjesë e rrugës qarkulluese e destinuar për lëvizjen e biçikletave që shtrihet përgjatë rrugës e cila është e shënuar me një vijë gjatësore në rrugë dhe me shenjë përkatëse të trafikut
Pjesëmarrësi në trafik i cili e drejton mjetin rrugor
Shoferi i cili e ka marrë patentën e shoferit të kategorisë A, A1, A2 ose B, B1 më pak se dy (2) vjet
Drejtues i automjetit i cili ka patentë shoferi, i moshës deri në njëzet e katër (24) vjeç, me përjashtim të shoferit i cili të drejtuarit e mjetit e ka profesion themelor
Sipërfaqja e trafikut e ndërtuar posaçërisht për lëvizje të biçikletave dhe të mopedëve që shtrihet përgjatë rrugës qarkulluese, që është e ndarë nga rruga dhe që është e shënuar me shenjë të caktuar të trafikut
Veglëri e zëvendësueshme për kryerje të punëve bujqësore e të punëve të tjera, të cilat i tërheq, i shtyn ose i bart traktori
Sistemi i përbërë i ulëses e cila në mënyrë përkatëse është e përforcuar në konstruksion të automjetit dhe për rripi të sigurisë së paku me një kapëse në ulëse
Kalimi me mjet pranë mjetit tjetër rrugor që lëviz në të njëjtin kah
ëvizje e mjeteve, e këmbësorëve, si dhe e pjesëmarrësve të tjerë që qarkullojnë në rrugë publike apo në rrugë të pakategorizuara që shfrytëzohen për trafik publik
Mjet me veprim motorik që lëviz me rrota dhe që ka së paku dy (2) boshte, funksioni kyç i të cilit qëndron tek fuqia tërheqëse dhe që në mënyrë të veçantë shërben për të tërhequr, për të shtyrë, për të bartur a për të operuar me mjete, me makina a me rimorkio që përdoren në bujqësi a në pylltari, ndërsa funksion dytësor e kanë shfrytëzimin e tyre për transport të personave e të mallrave në rrugë dhe për tërheqje në rrugë
Mjet që lëviz mbi binarë me rrymë elektrike dhe që shërben për transport publik, i cili për t’i dhënë motorit energji elektrike është i lidhur me përçues elektrik
Mjet me veprim motorik me tri (3) rrota, i vendosur në mënyrë simetrike, tek i cili vëllimi i motorit është mbi pesëdhjetë (50) cm3 dhe i cili në rrugë të rrafshët mund të zhvillojë shpejtësi më të madhe se dyzet e pesë (45) km/h
Mjet me veprim motorik me tri (3) rrota, i konstruktuar ashtu që shpejtësia nuk i kalon dyzet e pesë (45) km/h, pavarësisht nga mënyra e transmisionit, tek i cili vëllimi i motorit me djegie të brendshme me benzinë nuk është mbi pesëdhjetë (50) cm3 dhe fuqia më e madhe efektive e të cilit nuk i kalon katër (4) kw nëse mjeti ka motor me djegie të brendshme me lloj tjetër të karburantit ose tek i cili fuqia nominale e përhershme nuk i kalon katër (4) kw kur mjeti punon me energji elektrike
Mjet që shërben për transport të personave i cili përveç ulëses së shoferit ka më shumë se tetë (8) ulëse dhe i cili për t’i dhënë motorit energji elektrike është i lidhur me përçues elektrik
Mjet rrugor që ka së paku dy (2) rrota i cili lëviz me ndihmën e elektromotorit dhe baterisë e cila mbushet me energji elektrike, apo vihet në lëvizje me ndonjë forcë tjetër
Sipërfaqja e rregulluar pranë rrugës posaçërisht për lëvizje të këmbësorëve, e cila nuk është në nivel me rrugën qarkulluese ose është e ndarë në mënyrë tjetër nga rruga
Struktura e cila mund të jetë pjesë e konstruksionit të automjetit dhe e cila së bashku me shtresën është e paraparë për ulje të një personi, si dhe pjesën e ulëses së sigurisë për fëmijë
është hapësira në të cilën rendet apo grupet e ndërtesave të banimit nga njëra apo nga dy (2) anët e rrugës, japin pamjen e lagjes dhe kufiri i të cilës detyrimisht duhet të jetë i shënuar me shenja përkatëse të trafikut për shënimin e vendbanimit
Pjesa e rrugës e cila kalon përtej binarëve hekurudhorë ose të tramvajit në të njëjtin nivel, e cila mund të jetë e siguruar fizikisht me mbrojtëse dhe gjysmëmbrojtëse, me shenja të trafikut apo e pasiguruar
Pjesa e sipërfaqes së rrugës qarkulluese që shërben për kalim të biçikletave dhe të mjeteve të tjera që lëvizin nëpër shiritin apo shtegun e biçikletave, e cila është e shënjuar me shenja përkatëse
Pjesa e sipërfaqes së rrugës qarkulluese që shërben për kalim të këmbësorëve nëpër këtë shtresë, e cila është shënjuar me shenja përkatëse
Pjesa e një sipërfaqeje të rrugës që shërben për ndalje të autobusëve me qëllim që të hyjnë dhe të dalin udhëtarët dhe që është e shënuar me shenjë përkatëse të trafikut
Sipërfaqe apo gjatësi rruge afër kazermave të FSK-së, ku ndalohet ndalja e mjeteve pa leje speciale apo pa autorizim të veçantë
Sipërfaqe e ndërtuar e trafikut që shërben në rend të parë për lëvizje të këmbësorëve, në të cilën iu ndalohet lëvizja mjeteve me veprim motorik, përveç atyre me leje të veçantë
Pjesa e rrugës apo rrugë lagjeje, e cila gjendet në afërsi të shkollës dhe e cila duhet të jetë e shënuar me shenjë të posaçme të trafikut
Zonë në një qendër të banuar, e shënuar me shenjë përkatëse të trafikut, në të cilën mjetet nuk duhet të lëvizin me shpejtësi më të madhe se lëvizja e këmbësorit dhe në të cilën lojërat për fëmijë janë të lejuara në tërë zonën